ETIKA PROFESIONALE DHE LIGJORE Bartës i lëndës: Mr.sc. Armend Podvorica
NORMAT E MIRËSJELLJES PËR NËPUNËSIT CIVILË KUPTIMI QËLLIMI DHE FUSHA E VEPRIMIT • Kodi i mirësjelljes për nëpunësit civilë është tërësia parimeve dhe normave, mbi bazën e të cilave do veprojnë të gjithë nëpunësit civilë. • Kodi i mirësjelljes së nëpunësve civilë synon vendosjen e rregullave të sjelljes për nëpunësit civilë, mbrojtjen statusit të tyre si dhe rregullimin e të drejtave dhe detyrave të nëpunësve civilë në raport me institucionet dhe qytetarët në përputhje me legjislacionin në • Kodi i mirësjelljes do të nxisë cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët, etikën në punë dhe interesin publik, duke u karakterizuar nga integriteti, ndershmëria, objektiviteti dhe paanshmëria në përmbushjen e detyrave.
• Nëpunës civilë në kuptim të këtij Kodi janë të gjithë nëpunës të përcaktuar sipas ligjit në fuqi të Shërbimit Civil. • Nëpunës civil - personi i punësuar për ushtrimin autoritetit administrativ publik në bazë të aftësisë kapacitetit, i cili merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e politikave, monitorimin e zbatimit të rregullave dhe procedurave administrative, sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe ofrimin e mbështetjes përgjithshme administrative për zbatimin e tyre • Personeli administrativ i punësuar në sistemin gjyqësor dhe prokurorial është pjesë e Shërbimit Civil të Kosovës dhe i nënshtrohet këtij ligji dhe legjislacionit përkatës në fuqi, me përjashtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve
PARIMET E PËRGJITHSHME TË KODIT TË MIRËSJELLJES PËR NËPUNËSIT CIVILË • Nëpunësit civilë duhet t’i përmbushin detyrat tyre në pajtim me këto parime: • i) Parimi i ligjshmërisë: Nëpunësit civilë duhet kryejnë punët vetëm sipas ligjit. Nëpunësit civilë duhet të kryejnë shërbime dhe të merren vetëm çështjet për të cilat kanë autoritet ligjor. • ii) Parimi i trajtimit të barabartë dhe I mosdiskriminimit: Nëpunësit civilë duhet të respektojnë dinjitetin dhe barazinë e të gjithë njerëzve, pa asnjë dallim apo diskriminim.
• iii) Parimi i neutraliteti politik: Shërbim besnik ndaj institucioneve qendrore dhe lokale, pa frikë apo favorizim dhe pa marrë parasysh pikëpamjet politike apo anëtarësimin partiak. Nëpunësit civilë duhet veprojnë në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike të mos pengojnë zbatimin e politikave, të vendimeve ose të veprimeve ligjore të autoriteteve të administratës publike; • iv) Parimi i paanësisë dhe pavarësisë profesionale shërbimin civil nuk lejohet anshmëria, që do të thotë ketë një predispozitë në favor të një rezultati të gjatë vlerësimit të një situate, duke shkaktuar si rrjedhojë një dëm të pajustifikueshëm për interesin përgjithshëm ose për të drejtën e palëve të tjera interesuara;
• v) Parimi i sinqeritetit: Në kryerjen e detyrave nëpunësi civil duhet të jetë i ndershëm, I paanshëm efikas, duke pasur parasysh vetëm interesin publik mosshfrytëzim i pozitës zyrtare apo i informatave për përfitim personal a për përfitimin e të tjerëve mosshfrytëzim I informatave apo përpjekja për mashtruar të tjerët dhe mosshfrytëzim i zbulimit informacionit të siguruar si rezultat i pozitës por vetëm në pajtim me detyrat zyrtare. • Nëpunësit civilë nuk duhet t’i paraqesin gabimisht apo t’i keqpërdorin informatat, apo të bëjnë për mashtrime;
• vi) Parimi i ndershmërisë procedurale: Nëpunësit civilë gjatë punës së tyre në mënyrë të ndershme duhet të përfillin procedurën për zbatimin e për të respektuar vlerat dhe dinjitetin e personave të tjerë. • vii) Parimi i respektimit: Nëpunësi civil duhet jetë i sjellshëm në marrëdhënie me qytetarët shërben dhe me eprorët, kolegët e vartësit e Nëpunësi civil duhet të sillet gjithnjë në mënyrë tillë, që besimi i publikut në ndershmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit public të ruhet e të rritet;
• viii) Parimi i përdorimit racional të mjeteve financiare publike:. Nëpunësit civilë duhet të përdorin mjetet financiare publike vetëm për qëllime publike. Asnjë nëpunës civil nuk do të devijojë, keqzotërojë, ekspozojë apo të përdorë në mënyrë të pavarur mjetet financiare publike. • ix) Parimi i shmangies së konfliktit të interesave Nëpunësi civil duhet të mos lejojë që interesat e private të bien ndesh me pozitën e tij publike, të shmangë konfliktet e interesave dhe të mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin e tij privat; • x) Parimi i transparencës: Garantimi se proceset Shërbimin Civil do të jenë të hapura për publikun Shërbimi Civil do të ruajë konfidencialitetin e informacionit, që ka në zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që dalin nga Ligji për qasje në dokumente zyrtare.
RREGULLAT E MIRËSJELLJES SË NËPUNËSVE CIVILË
• Nëpunësit civilë duhet të veprojnë të udhëhequr nga pavarësia në punë, integriteti personal ndershmëria.
• Nëpunësit civilë duhet t’u qasen punëve dhe detyrave në mënyrë të drejtë dhe efikase. • Nëpunësit civilë duhet t’i shfrytëzojnë mjetet financiare publike në mënyrë të drejtë dhe mos i keqpërdorin ato.
• Nëpunësit civilë nuk duhet, në asnjë mënyrë, keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare dhe të bëjnë publike informatat, që marrin gjatë ushtrimit detyrës së tyre, për interesin e tyre personal interesin e dikujt tjetër. • Nëpunësit civilë gjatë ushtrimit të detyrës së zyrtare duhet të krijojnë dhe të ruajnë besimin organit ku punojnë dhe të jenë në gjendje të krijojnë një raport të këtillë me ata të cilëve iu shërbejnë.
• Nëpunësit civilë duhet t’i përmbushin obligimet e tyre në mënyrë të paanshme, duke iu përmbajtur dispozitave ligjore ne fuqi.
• Nëpunësit civilë nuk duhet t’i bëjnë publike informatat konfidenciale të komunikuara në kuadër të organit ku punojnë ose të lejojnë informatat e këtilla të jenë marrë nga dikush tjetër.
MASAT MBROJTËSE • Nëse nëpunësi civil konsideron se nga ai kërkohet veprojë në kundërshtim me ligjin, etikën në punë të sillet në mënyrë të pahijshme, që rezulton në shkeljen e rregullave të kodit të mirësjelljes, shkeljet këtilla duhet të paraqiten tek organi kompetent pajtim me procedurat dhe rregullat e kodit të mirësjelljes. • Nëpunësit civilë duhet të përmbahen prej situatave në çfarëdo mënyre pengojnë marrjen e vendimeve drejta dhe efikase e që kanë të bëjnë me politikat Shërbimit Civil për arsye të frustrimeve personale dëm të ushtrimit të detyrës zyrtare. Në këto situata nëpunësit civilë u përmbahen rregullave të parapara me ligj ose duhet të paraqesin dorëheqjen.
• Nëpunësit civilë, edhe pasi që të pushojnë së ushtruari detyrën, duhet të vazhdojnë t’I përmbahen ruajtjes së konfidencialitetit lidhur detyrën e ushtruar deri në momentin kur në çfarëdo mënyre ka pushuar së punuari. • Nëpunësit civilë duhet të ruajnë sekretin e të detyrave që kryhen. Ata lejohen të deklarojnë të sekretit të detyrave që kryejnë vetëm kur udhëzohen ose autorizohen me shkrim nga një autoritet epror dhe kompetent i parashikuar
AKTIVITETI POLITIK DHE NËPUNËSI CIVIL
• Nëpunësi civil mund të jetë anëtar i ndonjë partie politike ose i ndonjë organizate tjetër politike duhet të përmbahet nga angazhimi I tij aktiv aktivitetet politike.
• Çdo nëpunës civil në vend udhëheqës, që është anëtar i ndonjë partie, organizate a shoqate politike e shoqërore, gjatë kryerjes së punës në Shërbimin Civil, duhet të pezullojë aktivitetin partiak, mban asnjanësi dhe i ndalohet të kryejë propagandë partiake.
• Nëpunësi civil në vend udhëheqës nuk mund ushtrojë detyrën e tij ose të zhvillojë propagandë të mirë a në dëm të njërës apo tjetrës parti, organizatë ose shoqat politike. Atij I ndalohet bartës i postit në parti, në çfarëdo niveli të organizimit të partisë ose shoqatës politike • Nëpunësi civil nuk bën të jetë I diskriminuar, mohohen të drejtat për shkak të përkatësisë partiake apo bindjeve të tij politike. • Nëpunësi civil mund të merret me veprimtari sindikale dhe të jetë anëtar I sindikatave të ndryshme, në pajtim me ligjin.
USHTRIMI I DETYRËS NË MËNYRË TË PAVARUR • Nëpunësit civilë ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe të pavarur, pa u ndikuar nga jashtë. • Nëpunësit civilë duhet t’i përmbushin detyrat në mënyrë të hapur dhe të atillë që mundëson marrjen e informatave të palëve të interesuara mundësinë e dialogimit me qytetarët dhe organizatat e interesit si dhe mbikëqyrjen legjitime
SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL NDAJ QYTETARIT • Gjatë ushtrimit të detyrës nëpunësit civilë duhet • i) të respektojnë parimin e barazisë, duke përjashtuar çdo sjellje diskriminuese ndaj individëve. • ii) të përmbahen nga kufizimi i të drejtave të qytetarëve, përveç kur një kufizim i tillë është I bazuar me ligj. • iii) të sillen në mënyrë të përmbajtur dhe me ndjeshmëri ndaj qytetarëve, posaçërisht në raste mortore, shqetësuese, si dhe me një kujdes të veçantë ndaj njerëzve të moshuar dhe atyre me nevoja speciale
SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL NDAJ STAFIT POLITIK • Nëpunësit civilë duhet të ofrojnë njohuritë
dhe aftësitë e tyre në mënyrë që të mbështesin dhe të zbatojnë me nder dhe paanshmëri politikat e përcaktuara nga institucionet e caktuara. • Nëpunësit civilë, në kuadër të organit kompetent, duhet t’i ofrojnë stafit përkatës politik raporte të detajuara dhe të informojnë në detaje dhe me korrektësi.
SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL NDAJ UDHËHEQËSVE • Nëpunësit civilë nuk bën ta pengojnë politikën veprimit të autoritetit udhëheqës. • Nëpunësit civilë duhet t’i ushtrojnë detyrat e bazuar në planin dhe drejtimet e përcaktuara autoriteti udhëheqës. • Nëpunësit civilë duhet t’i diskutojnë të gjitha problemet që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrave me autoritetin udhëheqës, si dhe të diskutojnë gjetjen e zgjidhjeve më efikase
• Në rast të emërimit të ri të autoritetit
udhëheqës, nëpunësit civilë duhet të informojnë atë me kohë dhe në mënyrë të saktë për të gjitha çështjet, në mënyrë që sigurojnë vazhdimësinë e punës në institucion • Nëpunësit civilë duhet të informojnë autoritetin udhëheqës për arsyet e mungesës nga puna, si dhe për ndonjë problem të mundshëm, që do të ketë ndikim negativ punë dhe në ambientin e punës apo pengesat shfaqura në procesin e punës.
SJELLJA E UDHËHEQËSVE NË SHËRBIMIN CIVIL
• Udhëheqësit duhet të jenë shembull I mirësjelljes për stafin që e udhëheqin, si dhe t’I përmbahen rreptësisht kodit të etikës gjatë ushtrimit të detyrës • Udhëheqësit duhet të respektojnë personalitetin mendimet, si dhe të nxisin bashkëpunimin e që udhëheq, e njëkohësisht ruajnë edhe të drejtën për vendimmarrje. • Udhëheqësi duhet t’i mbrojë të drejtat e stafit udhëheq dhe në asnjë mënyrë nuk bën t’iu kufizohen të drejtat e tyre.
• Udhëheqësit duhet të vlerësojnë në mënyrë barabartë, objektive dhe efikase sjelljen e personelit të cilin e udhëheqin. • Udhëheqësi duhet t’i ofrojë stafit që e udhëheq mundësi të barabarta të ngritjes profesionale motivim për ngritjen e efektivitetit në punë , te rregulta . • Udhëheqësit duhet të kërkojnë nga personeli respektojë orarin e punës. • Udhëheqësit nuk duhet të pranojnë propozime jashtë për favorizimin eventual të ndonjë nëpunësi civil.
SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL ME STAFIN
• Nëpunësit civilë, gjatë ushtrimit të detyrës, reciprokisht duhet të sillen me mirësjellje, pa parasysh nacionalitetin, bindjen fetare, politike gjininë, gjendjen shëndetësore dhe familjare • Nëpunësit civilë duhet të respektojnë punën tjetrit si dhe të bashkëpunojnë në mënyrë që ngrisin efikasitetin dhe cilësinë në punë. • Kritika ndaj kolegëve në punë duhet të jetë e dhe profesionale. • Marrëdhëniet ndërmjet nëpunësve civilë bazohen në respektin e ndërsjellë, si dhe në ruajtjen e personalitetit të punonjësit.
SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL NDAJ MJETEVE TË INFORMIMIT • Nëpunësit civilë nuk duhet të bëjnë publike informatat në lidhje me punën e tyre pa lejen udhëheqësit të tyre dhe në asnjë mënyrë nuk të japin informata të pasakta. • Nëpunësit civilë nuk bën të zbulojnë informatat sekrete në lidhje me punën. • Gjatë dhënies së deklaratave publike, nëpunësit civilë gjithnjë duhet të japin titullin e pozitës mbajnë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të japin mendime personale në lidhje me çështjet në shërbimin publik.
SJELLJA E NËPUNËSIT CIVIL GJATË PREZANTIMIT TË ADMINISTRATËS • Nëpunësit civilë kur prezantojnë administratën e shërbimit civil duhet të prezantojnë administratën e jo mendimet tyre personale. • Nëpunësit civilë duhet të promovojnë të mbrojnë pozicionin e vendit të tyre
KONFLIKTI I INTERESAVE • Konflikti i interesave është situata në të cilën një nëpunës civil ka një interes personal të tillë, qe ndikon ose mund të ndikojë në paanshmërinë ose objektivitetin e kryerjes së detyrës zyrtare. Në rast një konflikti te interesave personale dhe të përgjithshme, nëpunësi civil duhet të veprojë në me interesin e përgjithshëm. • Interesat personale të nëpunësit përfshijnë çdo përparësi për veten, familjen, të afërmit deri në shkallën e dytë për personat ose organizatat, me nëpunësi ka ose ka pasur marrëdhënie biznesi ose lidhje politike. Konflikti i interesave përfshin, gjithashtu çdo lloj detyrimi financiar ose civil të nëpunësit.
PROFESIONALIZMI • Gjatë ushtrimit të detyrave të tyre nëpunësit civilë duhet të kenë njohuri profesionale lidhje me punën, të jenë modest si dhe të demonstrojnë seriozitet në punë. • Nëpunësit civilë duhet të punojnë vazhdimisht në ngritjen e aftësive të tyre profesionale • Nëpunësit civilë, gjatë ushtrimit të detyrave tyre, duhet të tregohen të hapur ndaj detyrave të ofruara si dhe të gatshëm për zbatimin e tyre.
DHURATAT DHE FAVORET • Nëpunësit civilë nuk duhet të pranojnë nga asnjë person apo subjekt tjetër të holla, dhurata, mikpritje apo ndihma, lidhur me detyrat e tyre zyrtare dhe kontaktet e bëra, përveç nga organi I punësimit cilin punojnë, ose informatat e siguruara në detyrën tyre. • Nëpunësi civil nuk duhet të kërkojë ose të pranojë dhurata, favore, pritje ose çfarëdo përfitim tjetër fshehje të humbjeve të mundshme, si dhe premtime për to, për veten, familjen, të afërmit, për personat organizatat me të cilat ka marrëdhënie, që ndikojnë duket sikur ndikojnë në paanësinë e kryerjes së apo janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën kryerjes së detyrës zyrtare.
KOHA E PUNËS • Nëpunësi duhet ta shfrytëzojë kohën e punës në mënyrë efektive për realizimin e detyrave zyrtare. Kjo kohë nuk shfrytëzohet për asnjë qëllim tjetër, përveç se në rastet kur shfrytëzimi i saj për qëllime të tjera është autorizuar zyrtarisht, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
VESHJA DHE PARAQITJA E NËPUNËSIT CIVIL
• Veshja dhe paraqitja e nëpunësit duhet jenë serioze, për ta përfaqësuar sa më denjësisht administratën publike. • Rregullat e hollësishme për veshjen dhe paraqitjen e nëpunësve në institucionet administratës publike përcaktohen me rregulloret e brendshme të nxjerra nga Ministria e Shërbimeve Publike/Departamenti I Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC).
MBIKËQYRJA E ZBATIMIT TË KODIT TË MIRËSJELLJES NË SHËRBIMIN CIVIL • Mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit të mirësjelljes në Shërbimin Civil të Kosovës në vazhdimësi do ta bëjë Ministria e Shërbimeve Publike/Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC). • Çdo mosmarrëveshje për masën disiplinore shqiptuar kundër një nëpunësi civil, shqyrtohet, me kërkesën e tij, nga një komision I ankesave i ngritur në organin në sektorin ku ai punon.
ZBATIMI DHE MASAT DISIPLINORE • Njësia e personelit është e detyruar t'ia bëjë të ditur nëpunësit, me rastin e punësimit të tij, detyrimet dalin nga ky Kod dhe që duhen respektuar nga nëpunësi. • Nëpunësi ka për detyrë të sillet në përputhje me Kod dhe, për këtë arsye, informohet për dispozitat dhe për çdo ndryshim ose shtesë. Nëpunësi duhet kërkojë këshillim nga njësia e personelit të institucionit kur është i pasigurt për të vepruar. • Njësia e personelit të institucionit, për raste të veçanta këshillohet edhe me Ministrin e Shërbimeve Publike/DASHC.
• Dispozitat e këtij Kodi janë pjesë e kushteve të punësimit të nëpunësit. Shkelja e tyre është shkak për marrjen e masave disiplinore. • Eprori direkt i nëpunësit civil ka përgjegjësi të kontrollojë nëse ai zbaton rregullat e sanksionura këtë Kod dhe të propozojë ose të marrë masat duhura disiplinore për shkeljet e tij. • Nëpunësit civilë që shkelin parimet e etikës, të përcaktuara në këtë Kod, kur veprimet e tyre përbëjnë vepër penale, ndëshkohen me masat disiplinore, sipas procedurës së përcaktuar në legjislacionin për statusin e nëpunësit civil.
REGJISTRIMI I MASAVE • Çdo institucion i Shërbimit Civil të Kosovës duhet të komunikojë, brenda 10 ditëve nga marrja e masës në Ministrinë e Shërbimeve Publike/Departamentin e Administrimit Shërbimit Civil të Kosovës, çdo masë disiplinore të marrë kundër një nëpunësi • Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil të Kosovës i regjistron të gjitha masat disiplinore në Regjistrin e Shërbimit Civil Kosovës.
DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE • Dispozitat e këtij kodi, si dhe legjislacioni fuqi, që lidhet me funksionimin e Shërbimit Civil të Kosovës, janë të detyrueshme për gjithë nëpunësit civilë. • Çdo nëpunës civil, që fillon punën në radhët e Shërbimit Civil të Kosovës, nënshkruan deklaratë, me anën e së cilës ai pajtohet dispozitat e këtij kodi.
FUND