1-QFARE POZITE KA SOCIOLOGJIA NË SHOQËRI Objekti I studimit të sociologjise eshte shumë I gjërë dhe kompleks sepse ky objekt është shoqëria dhe e tërsia e sajë. Organizimin e jetës shoqërore mund ta bëjmë aq sa ne e njohim shoqërin dhe raportet shoqërore. Deri te kjo njohje ne mund të arrijmë përmes Sosiologjisë. Sociologjisë I intereson jeta shoqërore e njeriut dhe grupeve ne shoqëri, pastaj sjelljet shoqërore të individit, institucionet shoqërore duke filluar nga familja, grupet shoqërore, struktura. Sa I përket pozitës së Sociologjise , pozita e sajë varet nga shkalla e zhvillimit të shteteve dhe shoqërisë pasi që Sociologjia rol kryesor e ka humanizmin e njeriut e jo mosrespektimin. Mund të thuhet se sociologjia sot është duke paraqit interes për tu studiuar si asnjë herë më parë. Në Kosovë ajo nuk e ka vendin e merituar në mesin e shkencave të tjera, ajo është në “shtratin e sëmundjës” si rezultat I mosinteresimit te institucioneve shoqërore. 2-SI U ZHVILLUA PROCESI I DIFERENCIMIT TE SHKENCAVE DHE FORMIMI I I SOCIOLOGJISE. Sociologjia si shkencë e veqant u formua në fillim të shek. XIX ( vitet e dyzeta) edhe pse njerzit që prej ditëve të para të vetëdijës së tyre kanë menduar për fenomenet sociale. Para formimit të sajë fusha e studimit të sajë studiohej nga shkencat e tjera si Filozojia, histroia, doktrinat politike etj. Në lidhje me këtë process SPENSERI ka theksuar se ky proces shkon prej Homogjenës kah Heterogjena. Pra në procesin e zhvillimit shoqëror bëhet specializimi dhe diferencimi gjithnjë e më I madh I vetëdijës shoqërore. Në lidhje me këtë janë dy pikpamje kryesore. Një palë mendon se kjo është magjia forma më e vjetër e vetëdijës shoqërore ( në fazën magjike njeriu mendonte se vet mundet të zotëronte ligjet dhe forcat e natyrës.Ndërsa sipas mendimt të dytë religjioni ishte forma e parë e vetëdijës mendojnë se magjia është vet pjes e religjionit. Forma e par e cila u nda nga kjo forëm e padiferencuar ishte Filozofia, që erdhi si rezultati grumbullimit të njohurive të reja. Pra shpjegimi Teogonik I botës u zëvendësua me shpjegimin Kozmogenik sipas te cilit bota zhvillohet në bazë të ligjeve të natyrës. Kjo është shprehur në Greqin antike kur u paraqiten klasat, kur ju mundësua një shtrese të ja kushtoj fuqit e veta intelektuale veprimtarive shoqërore dhe shpirtore-politike. Me ndarjen epar pra të formimit të filozofisë, fitohet përvojë dhe dijeni mbi natyrën dhe shoqërin dhe paraqiten tedenca te reja për ndarjen e filozofisë. Me këtë religjioni nuk zhduket por por qëndron edhe mëtutje si formë e vetdijës. Periudha e kapitalizmit I dha edhe më shumë shtytje këtij procesi. Ky process ishte më I shppejt te shkencat natyrore se sa te ato shoqërore. 3-PSE ISHTE MË I SHPEJTË PROCESI I FORMIMIT TË SHKENCAVE NATYRORE. Sepse shoqeria është më shumë e interesuar për zhvillimi e shkencave natyrore pasi që në to mbështetet zhvillimi I forcave prodhuese dhe ekonomia e malllrave. Pastaj për arsye se fenomoenet natyrore përsëriten shpesh dhe janë gati gjithnjë të njejta.Arsye tjetër është se dukurit natyrore mund të shkaktohen edhe artificialisht qka është shum e vështir për dukurit shoqërore. Ndërsa dukurit shoqërore janë komplekse hde të vështira sepse paraqesin qeniet intelegjente, dhe se dukurit historike të përsëritura kurr nuk janë identike me të parën, edhe pse dukete ngjajshme ajo ka elemente të reja që dallojn prej të parës. CILAT JANË BURIMET E SOCIOLOGJISE 4-CILAT JANË KONCEPCIONET MBI SHOQËRIN NË FILOZOFIN DHE HISTORINË ANTIKE? Këto koncepcione fillojne në të ashtuquajturën periudhe antropologjike në Greqin antike e cila fillon me Sofistët. Ky fakt i poaraqitjës së këtyre koncepcioneve lidhte me atë se në këtë kohë shoqëria greke skllavopronare ishte në krizë të madhe dhe pyetjët se qka të
bëhet që antarët e polisit të jenë të lumtur dhe këto qytete-shtete të shpëtohen nga shkatërrimi dolën në rend të parë. Për të I analizuar këto kocepcione sociale-filozofike janë të rëndësishme pikpamjet e sofistëve të Platonit, Aristotelit dhe te shkollave postaristoteliane të Stoikëve. Sipas sofistëve janë tri pikpamje mbi lindjen e shtetit a) Teoria e kontratës shoqërore b) Teoria e natyrës dhe c) teoria e forcës. Sipas disve gjendaj natyrore ishte me knflikte të vazhdueshme në mes të njerzve dhe nuk ishte gjendje ideale e barazisë dhe e mirqenjës . Pitagora mendon se njeriu me I keq në shtetin e qytetëruar vlen më tepër se barbari më I vlefshëm. Andaj në rrugën e zhvillimit njerzit merren vesh reciprokisht dhe krijojne shtetin dhe të mos bëjne padrejtësi ndaj njëri tejtrit.
6-CILI ISHTE KONCEPCIONI I ARISTOTELIT PER SHOQËRIN Koncepcioni i Aristotelit ndryshon nga ai i Platonit, janë dy elemente krysore që shquhen në koncepcionin e Aristotelit: elemenit i empirizmit dhe elementi i meta fizikes. Pra Aristoteli kishte kuptim te thellë për qështjet praktike shoqërore andaj shkroi edhe disa monografi mbi kushtetutat e shteteve greke të cilat përmbajnë pasuri faktografike mbi rregullimet shtetërore antike .Për këtë qëllim ai kishte organizuar një grup nxënësish të tij duke ju ndarë punën atyre .Aristoteli gjatë kërkimeve empirike ka vërejtur rëndësin e faktoritë ekonomik ne jeten shoqërore ,sipas tij gjatë studimit të dukurive shoqërore ato nuk mund të ndahen nga dukuritë ekonomike. Si rezultat I studimit të ndërrimit të pushteteve në polise ka ardh në përfundim se kjo ndodh per shkak të pa barazive ekonomike, ne bazë të pasuris ai bën ndarjen e shoqëris në shumë të pasur ,të mësëm dhe shum te varfur. Simpati ai shprehte ndaj klases së mesme .Për dallim prej Platonit Aristoteli I jep rëndësi pronës private dhe rolit të familjes ai i jep rendësi njeriut shoqëror duke thën se vetem ne shoqëri njeriu bëhet vërtet njëri. Me koncepcionin e ti se shteti bazohet në natyren e njeriut dhe jo në bazë të marrveshjes Aristoteli shfaqet si mbrojtës I teoris natyrore mbi origjinen e shtetit. Në fund ai e konsideron rendin skllavopronar si të përhershem dhe të pa ndryshueshëm dhe del si mbrojtës I teorisë për fitimin e skllevërve dhe e sulmon klasen shumë te varfur .Andaj koncepcioni i aristotelit ka elemente meta -fiziko – biologjik. 7-CILI ISHTE KONCEPCIONI NE SHKOLLAT FILOZOFIKE PAS ARISTOTELiANE Në këto shkolla gjejmë dy pikpamje të kundërta :pikpamjen stoike dhe atë EPIKURIANE. Sipas stoikëve shoqërija ka lind pasi që natyra e njerzve e don ashtu të jetojn në bashkësi .Pra natyra e tij e shendrrojë atë nga një qenje e dobët në të fuqishme .Këto janë arsyja dhe shoqërija .Për dallim prej qëndrimeve të Aristotelitë I cili ishte për sistemin skllavopronar ,stoiket u ngriten kunder këtij sistemi duke kërkuar bashkësin e përgjithshme njerzore – KOZMOPOLISIN sipas tyre të gjith njerëzit janë të barabart për nga natyra dhe për të gjith vlen e njejta e drejtë e natyrës (këtë koncepcion e përpunuan më von romaket e veqenarisht ciceroni ). 8-CILI ISHTE KONCEPCIONI EPIKURIAN Sipas tyre shteti bazohet në konvenc , ne marrëveshje te lidhura ne mes te njerzve për të vendosur rendin. Sipas tyre gjendja e parë e njerzve ishte me konflikte dhe luftë të përhershme, qdo njeri jetonte per vete, kur njerzit u ngopen me luften dhe dhunën u morrën vesh ta zgjedhin qeverin dhe ta vendosin ligjin. 9-CILAT ISHIN DUKURIT MË TË TRAJTUARA NË FILOZOFIN ANTIKE Ishin dukurit socale si p.sh. origjina e shtetit , faktori ekonomik, ndarja e punës, faktori gjeografik dhe demografik, psikologjik, edukativ dhe te religjionit. Ndërsa si burim të dytë të trajtimit të problematikës shoqërore në antik janë edhe shkrimet e ndryshme historike, si p.sh Shkrimet e Herodotit, Tukiditit, Ksenofonit etj. Është karakteristik se te
filozofët Grek e as te historianët nuk e gjejmë iden e zhvillimit dhe të progresit në histori, koncepcioni I ligjërisë se procesve shoqërore historike. Ndërsa romakët përveq përpunimit të fenomenit juridik nuk kanë ndihmuar për zhvillimin e mendimit sociologjik. Mendimtarët e njohur si Ciceroni dhe Seneka ishin para së gjithash moralistë. Ata I kishin vënë vetës detyrë të mbronin klasën sunduese. 10-CILAT ISHIN KONCEPCIONET MBI SHOQËRIN NË KRISTIANIZËM DHE MESJETË Koncepcioni I shoqërisë në epokën e shkatërrimit të shoqërisë skllavoproare dhe te zhvillimit të feudalizmit u shpreh ne dy forma: në kristiane-religjiose dhe në natyrale-historike. Formën e parë e përfaqësojn etërit e krishterë Augustini dhe Toma Akuini ndërsa formën natyralehistorike e përfaqëson arabi Ibn Halduin. Pas lindjës së feudalizmit e së bashku me të të kristianizmit zhduken shumë fryte të filozofisë, shkencave dhe fryte artistike të antikës. Është kjo një kohë e dominimit të kishës katolike në të gjitha sferat e jetës, qka dhe ndërpren vazhdimin e zhvillimit të mendimit antik filozofik. 11-CILI ISHTE KONCEPCION I ATIT AUGUSTIN Në ditët e shkatërrimit të romës ati Augustin e krijoj veprën e tij “ Mbi shtetin e zotit” kjo vepër me gjith karakterin e saj idealistik religjioz është e rëndësishme nga kuptimi sociologjik. Kjo mund të thuhet ishte përpjekja e parë që rrjellja e historisë të shikohet si proces historik botëror. Pra sipas Augustinit gjatë proceseve historike krijohen dy shtete: shteti laik si personifikim I së keqës dhe shteti I zotit –si personifikim I së mirës. Sipas tij shtetin laik e krijoi dashuria e njeriut ndaj vehtës së tij deri ne përbuzje ndaj zotit dhe shtetin e zotit e krijoj dashuria ndaj zotit. Këto shtete kalojnë nëpër 6 etapa dhe në fund fiton shteti I zotit( mendohet ne imperatorin romake) me papën në krye si kryetar. Proceset historike zhvillohen sipas ligjeve determinuese të caktuara nga vullneti I zotit në luftën konstante të së mirës me të keqen. Pastaj cilësi tjetër është prona e përbashkët e jo prona private e cila është shkaktare e konflikteve. 12-cili ishte koncepcioni I toma akuini. Pikpamja e tij ishte përzierje e asaj të Aristotelit dhe te Augustinit. Sipas tij shteti është bashkësia më e lartë dhe me e përsosur e ndërtuar në bazë të arsyes së njeriut e jo në bazë të natyrës së njeriut, Për Akuinin si te Aristoteli shteti zhvillohet nga familja për të kënaqur nevojat e shtruara dhe shteti si I tillë rrënjët I ka në ndarjen e punës. Kjo ide lind tek Akuini për shkak se ky nuk e njifte mir teknikën dhe ekonomin e periudhave të kaluara dhe të kohës së tij gjë që nuk e lejonte ta shoh se shkalla e caktuar e zhvillimit të forcave prodhuese eshtë ai faktor që ndikon në ndarjen e punës dhe nevojave njerzore. Ky mendimin e Aristotelit se njeriu është kafshë politike e zgjeroi duke shkruar se njeriu është kafshë shoqërore dhe politike dhe për dallim nga kafshët e tjera ka edhe arsyen. Edhe ky e mbron skllavërin njejtë si Augustini se zoti I krijoj të gjithë të barabartë por skllavëria është rezultat I denimit nga mekati I bërë më parë. Akuini e qmon paranë dhe tregtin. Sipas tij e drejta natyrore ka ekzistuan përher dhe burimi I saj është vet zoti. Ai pushtetin e monarkut e nxjerr si vullnet nga zoti ku pushtetin e tyre ia nënshtron pushtetit universal të papës. 13- CILI ISHTE KONCEPCIONI I IBNI HALDUIN
Ai zhvillon sitemin natyror –historik dhe realistik të trajtimit të shoqërisë dhe ka karakter sociologjik. Edhe vet definicioni I historisë në veprën e tij “ Prelegomen” ka karkter historik. Pra lënda e vërtet e historisë është të na bëjë të mundshme të kuptojmë gjendjen sociale të njeriut. Kjo do të thotë se qytetërimet dhe fenomenet e tij që e mbajnë një popull mbi tjtrin dhe sjellin lindjen e imperatorisë dhev të dinastive . Sipas tij jeta sociale është fenomen natyror ndërsa kushtet e jetës janë krejtësisht reale dhe elementet e tyre janë biologjike, gjeografike dhe ekonomike. Ideja e parë karakteristike e tij është se struktura sociale e shoqërisë njerzore varet prej disa rrethanave si ekonomike së dyti ai mendon për lidhshmërit në mes të fenomeneve të ndryshme shoqërore dhe së treti se socialiteti I grupeve bazohet në vetëdijen shoqërore unike, së katërti ideja e tij për principin e historicizmit, së pesti ideja se procesi historik eshtë ciklik pra e ka fillimin, rrjelljen dhe fundin e tij ( imperatorit , popujt , qytetërimet). Bazuar në këtë të gjitha ai mund të trajtohet si paraardhës I shkencës mbi shoqërin-Sociologjisë. 14-CILAT JANË BURIMET SOCIOLOGJISË NË KOHËN E RE Mund të thuhet se ekzistojnë dy lloje të burimeve që kanë kushtëzuar lindjen e sociologjisë A) kushtet shoqërore-historike dhe politike B) Burimet teorike. Sipas kushteve shoqërore-historike të cilat kanë shtruar nevojën për një shkencë e cila do të përfshinte ligjësit e strukturës të shoqërisë për ta udhëhequr më mirë shoqërinë dhe për të zgjedhur problemet e shoqërisë në bazë të zhvillimit konkret të shoqërisë. Si burime teorike mund të merren 1-Teorit sociale-politike-filozofike të shekujve XVI-XVII 2-Filozofia e historisë dhe zhvillimi I sajë modern 3ekonomija politike klasike dhe 4-kocepcionet e socialistëve utopistë. 15-QKA ËSHTË SHTETI DHE PËRKUFIZIMI I TIJ Shteti muk ka ekzistuar gjithnjë ai është paraqitur më vonë në një shkallë të caktuar të zhvillimit ekonomik dhe të emancipimit shoqëror. U paraqit atëher kur jeta u bë e pakuptimtë kur qdo kush vepronte jo sipas rregullave por në raport me forcën. Pra kur në shoqëri vepronte frika, shqetësimi, pasiguria, kur ju rrezikohej jeta, njerzit e menduan dhe e organizuan shtetin. Shteti dhe shoqëria dallojn nga njëra tjetra . shoqëria është tërsia e strukturave , raporteve, shteresimeve dhe qytetarët ne tërsi ndërsa shteti është institucion me organizim dhe ndikim të veqantë shoqëror I cili nxirret nga shoqëria dhe ngritet mbi shoqërin me mundësi që të I detyroj qytetarët e vet që sjelljet e tyre të ja përshtasin sistemit juridik të shtetit duke pasur parasysh edhe lirit dhe të drejtat e qytatarve. Në shoqërit demokratike shteti duhet të jetë demokratik. Demokratik është shteti që organet e veta I zgjedhë në mënyrë demokratike nga populli. Shteti I së drejtës konsiderohet ai shtet me anë të cilit sistemi I vlerave demokratike depërton në mekanizmat juridik. Po të pushoj së qeni shtet I së drejtës ai bëhet shtet I së padrejtës. Po ashtu në lidhje me këtë vlen përkufizimi se shteti I së drejtës është shteti I cili sipas normave kushtetuse siguron garantimin e të drejtave nën kontrollin e rreptë të një organi ligjëdhënës për verifikimin e ligjërisë. 16-SI ERDHI DERI TE FORMIMI SHTETIT DHE CILI ËSHTË ROLI I TIJ. Janë dy pikpamje që dominojnë në formimin dhe zhvillimin e shtetit a) Që shteti është formuar me anë të dhunës dhe që mbështetet në forcë dhe b) që shteti është formuar si rezultat I kontratës shoqërore.
17- CILI ISHTE KONCEPCIONI I HOBSIT PËR SHTETIN Lidhur me trajtimin e shtetit ne kohën e re shfaqen përsëri edhe pikpamje antike . Tani dominon pikpamja se shteti eshte krijesë njerzore. Këtë fakt e thekson Hobsi në veprën e tij “ Laviathan” ku thot se shteti nuk është as krijesë hyjnore e as e mbinatyrshme por është vepër e vet njerzve. Kjo pikpamje e kundërshton atë pikpamjen feudale-religjioze. Gjendja natyrore që I paraprin shtetit sipas hobsit karakterizohet me luftën e të gjithëve kundër të gjithëve., qka tregon se njeriu nuk është shoqëror për nga natryra siq thoshte aristoteli. Andaj në luftën ndërmjet njerzve për të plotësuar nevojat e tyre, për të mos, u shfarosur bëhet mërrveshja ku shtetasit I jepin të drejtata e veta monarkut. Andaj shtetasit I nënshtrohen pushtetit absolute të monarkut të vet me kontratë. Për këtë edhe sovraniteti I takon monarkut e jo shtetasve. 18- CILI ISHTE MENDIMI I ZHAN ZHAK RUSO PËR SHTETIN Ky ka një pikpamje krejt tjetër për shtetin. Sipas tij në gjendjen e parë te barazisë natyrore, njeriu është moralisht I paprishur. Me paraqitjen e pronës private shfaqet pabarazia dhe konflikti në mes të njerzve. Për të I ikur kësaj njerzit merren vesh në mes të tyre dhe të drejtat natyrore ja dorëzojn një sunduesi të përbashkët. Por me kët pabarazia nuk zhduket sepse tani sunduesi bëhet despot I vërtetë. Mirëpo populli ka të drejtë të përmbysë sunduesin sepse është populli ai që është Sovran. Sipas tij kalimi nga një gjendje natyrore në atë qytetare është e lidhur me pronësi private. Një mungesë në kocepcionin e tij ishte fakti se lindjen e shtetit ai nuk e lidhte me lindjen e shoqërisë me klasa,. 19-SI ËSHTË SOCIOLOGJIA SIPAS OGYST KONTIT Ogyst Konti konsiderohet si themelues I sociologjise. Konti ka ligjeruar mekanikën dhe matematikën ne paris, por për shkak të botimit të veprës së tij “ Kursi I filozofisë pozitive” e ka humbur atë vend. Sipas tij lëvizësi kryesor I dukurive shoqërore është intelekti. Në koncepcionet sociologjike të Kontit kan ndikuar rrethanat e kohës kur ai ka jetuar. Me veprën e tij : kursi I filozofisë pozitive’ ai e ka ndarë sociologjin si shkencë e veqantë. Këtë ne fillim e ka quajtur Fizika sociale si shkencë që merret me studimin e dukurive sociale. Në veprën e tij ai e ka bërë klasifikimin e shkencave në të cilën dukurit shoqërore I ka bërë si lëndë të një shkence të përgjithshme mbi shoqërin. Ndërsa dukurit natyrore ai I ndan në trupa joorganik dhe në shkencat përkatse si: bilogjia –si shkencë mbi individin dhe sociologjia si shkencë mbi llojin njerzor. Pastaj ai ndan sociologjin në A ) statika sociale e shoqërisë b) dinamikën sociale. Detyrë e sociologjisë sipas Kontit është që të kundrojë qdo dukuri nga dy aspekte nga aspekti se në mes të dukurive ekziston harmonia dhe nga aspekti se qdo dukuri është e lidhur me gjendjen e mëhershme dhe të mëvonshme të shoqërisë. Sipas kontit shoqëria në zhvillimin e saj kalon nëpër tri shkallë a) shakalla teologjike-paraqet shkallën fëminore të të diturisë b) shkalla metafizike – ku dukurit shpjegohen me ide abstrakte dhe c) shkalla shkencore- të studiuarit me ndihmen e shkencave pozitive. Konti konsiderohet si themelues I pozitivizmit duke e vën zhvillimin e diturisë pozitive kundër diturisë metafizike. Motivet kryesore të kontit ishin të qarta ai I kishte shtruae vehtës që të I zgjidh kundërthënjet shoqërore- e që kjo ishte objekt I hulumtimit të tij. 20-CILAT ISHIN QASJET EVULUCIONISTE TE HERBERT SPENSERIT PËR LËNDËN E
SOCIOLOGJISË Lënda e sociologjisë sipas tij është në frymën e parimeve evulucioniste është rritja , funksionimi dhe struktura e grupit shoqëror. Ku grupin shoqëror e përbëjne vetit e përbashkëta të njerzve. Andaj del përfundimi se grupi eshte njësia themelore sociologjike. Brenda grupit duhet studiuar cilësit psikologjike të individëve. Kjo qështje në sociologji quhet partikulariste, që ka object studimi fenomenet shoqërore. Spenseri mendon se grupet krijohen vetëm kur ekziston pabarazia në mes të tyre. Po sipas tij ekziston një ekuilibër në mes të shoqërisë dhe mjedisit të ngushtë të saje. Ky ekuilibër ekziston edhe në mes të grupeve të ndryshme. Andaj përpjekja për të ruajtur këtë ekuilibër e merr formës e luftës për ekzistencë. Sipas tij politika I ka rrënjët vetëm në frikën nga qeniet e tjera, kurse forca religjioze e ka në frikën nga vdekja. Kalimi nga shkalla e ulët militariste në nivelin më të lartë industrialist do të bëhet me zhvillimin e gjithmbarshëm. Kët zhvillim duhet ta përcjellë harmonia në mes të idnividëve, grupeve, institucioneve. Spenseri në shpjegimin e të kuptuarit të sociologjisë bën fjalë edhe për dy kategori sociologjike për demografin dhe oraganizimin politik të shoqërisë. Sipas tij sa më shumë që të avansohen format e ndryshme të civilizimit aq më shumë do të dobësohen forcat e enrgjisë fiziologjike në planin e shtimit , zhvillimit, dhe afirmimit të njeriut. Në fund spenseri thekson se shoqëria mund të ekzistoj dhe të zhvillohet vetem me mbrojtjën nga shteti. Ku shtetin e përcakton me tri elemente: a) udhëheqësi b) grupi I vogël njerzve të aftë në strukturat shtetërore dhe c) masa e madhe që dëgjojnë dhe I kryejnë punët. Ndërsa sipas tij demokracia është nja organizim politik në harmoni me liritë e përbashkëta.
21-CILI ISHTE MENDIMI I KLASIKËVE TË MARKSIZMIT PËR SOCIOLOGJIN Marksi dhe Engelsi kanë qenë analitik të studimit të shoqrisë kapitaliste. Ata bënin përpjekje për heqjën e raporteve tejtërsuese dhe për krijimin e një shoqërie ku marrdhënjet do të jenë të barabarta. Marksi dhe engelsi propagandonin iden e revulucionit në shoqëri dhe të rolit te masave në përcaktimi e fatit të tyre ekonomik dhe politik. Sipas tyre sociologjia ka për detyrë analizmin e proceseve dhe të veprimeve të njerzve në prodhim. Ata I janë qasur sociologjisë në aspektin historiko-materialist. Sipas Marksit akti I par historik është prodhimi I mjeteve që nevojiten për plotësimin e nevojave themelore ( banesa, ushqimi, veshmbathja etj.) Marksi ka definuar tri parime të zhvillimit të shoqërisë a) parimi I determinimit historik ( secila gjendje shoqërore është determinuar nga gjendja tjetër shoqërore e mëhershme) b) parimi mbi karakterin primar të realitetit shoqëror( zhvillimi shoqëror në masën më të madhe ka përcaktuar qenjën shoqërore) c) Parimi mbi rolin primar të bazes ekonomike në shoqëri. Klasikët e marksizmit e kanë sudiuar sociologjin pa e përmendur emrin e sajë. 22- CILA ËSHTË LËNDA E SOCIOLOGJISË Sociologjia si shkenë e përgjithshme shoqërore ka lëndë të veten hulumtimin e shoqërisë dhe të ligjshmërive të përghithshme të sajë. Konti isht ai I cili ja dha emrin kësaj shkence. Përveq saj konti është përpjekur ta bëjë edhe definimin e sajë, ku definimi jo I plotë I tij ka shkaktuar polemika të ndryshme. Konti mendon se ajo si shkencë mbi shoqërin e ka për detyrë të hulumtojë ligjet ekzistuese të zhvillimit shoqëror. Ai fillimisht e ka ndar nga shkencat e tjera duke e quajtur fizikë sociale e pastaj e ka quajtutr sociologji. Ndërsa spenseri në sociologji e ka bartur iden e evulucionit, zhvillimin organik dhe luftën për ekzistencë. Emil Dyrkemi themelues I shkollës sociologjike ne francë thekson se sociologjia duhet te studijoj faktet sociale njejtë si sendet. Për të sociologjia është shkencë enciklopedike dhe ndahet ne sociologji të religjionit, moralit, jurispodencë etj. Por përkufizimet e shumta të lëndës së sociologjisë tregojnë për mungesën e një metodologjie të përbashkët gjë që ka penguar definimin e saktë të lëndës së sociologjisë. Në fund sociologjia është discipline e përgjithshme shoqërore. Lëndë e studimit të sajë është shoqëria si dukuri e përgjithshme. Ajo merret me studimin e dukurive sociale e dhe marrdhënjeve në mes të këtyre dukurive. Përveq anes abstrakte të studimitv ajo merret edhe me
studimin se prej qfar elementesh përbehet shoqëria. 23-QFAR RAPORTI KA SOCIOLOGJIA ME EKONOMIN POLITIKE Ekonomia politike si shkencë merret ma analizimin e fenomeneve ekonomike ajo merret me ligjet e përgjithshme të prodhimit, konsumit,tregut, parasë punës etj. Në anen tjetër pasi që sociologjia merret me zhvillimin e ligjësive të ndryshme shoqërore del se këto dy shkenca kanë afërsi në mes të tyre. Ndërsa dallimi në mes të tyre qëndron në faktin se ekonomia I studion pjestë e veqanta të punës në organizatë, kurse sociologjia merret me të gjitha pjesët si një tërsi. Duke qenë se sociologjia nuk bazohet vetëm në një argument ajo i përmbledhë të gjitha faktet, andaj ajo i përdor rezultatet e ekonomisë politike si fakte të verifikuara në praktikë. 24-QFAR RAPORTI KA SOCIOLOGJIA ME SHKENCAT JURIDIKE Shkencat juridike janë më të vjetra se sociologjia por edhe ne të kaluarën mendimi shoqëror e edhe sot qëndron në lidhje të ngushta me të drejtën. E drejta më tepër është interpretim dhe pershkrimi I strukturës së brendshme të rregullave, normave ku në bazë të tyre ajo e bën përshkrimin e veprimeve të njerzëve dhe të raporteve të tyre. E drejta që bën rregullimin e raporteve lidhur me pronën trashegimin, jetën civile, për familje, në kohën e sotshme brenda një shteti quhet e drejtë pozitive. Quhet ashtu edhe për arsye se bën rregullimin e raporteve shoqërore sipas normave juridike. Ndërsa sociologjia bën shpjegimin e normës juridike varësishtë prej rrethanave të caktuara shoqërore-historike. Normat juridike I mundësojnë sociologjisë që të njoh marrdhënjet e ndryshme shoqërore. 25-SI QËNDRON RAPORTI I SOCIOLOGJISË ME SHKENCAT POLITIKE Këto dy shkenca janë të afërta sepse aplikojn metoda të njejta në hulumtimet e tyre. Mirpo fusha hulumtuese e tyre ndryshon për nga forma, vëllimi, dhe përmbajtja pasiqë shkencat politike merren me studimin vetëm të një pjese të struktures shoqërore-ajo merret me studimin e pushtetit. Ndërsa sociologjia e studion e tër strukturën. Ndryshimi i dytë është se qëllimi dhe vlera politike e një partie jeton ne grupe të ndryshme të një apo më shumë shtresave ndërsa sociologjia e shtrin analizën e vet në të gjithë shoqërin ku bëjnë pjesë ato shtresa dhe klasa. 26-SI QËNDRON RAPORTI I SOCIOLOGJISË ME PSIKOLOGJINE SOCIALE Edhe këto dy shkenca janë të afërta duke u bazuar në qëndrimin se fenomenet shoqërore përmbajn në vete elemente psikike. Dallimi i tyre është se sociologjia bën studimin e grupit në tërsi ndërsa psikologjia sociale bën studimin e individit në grupet shoqërore. Sociologjia merret me studimin e qështjeve që janë të parbashkëta për të gjithë ndërsa psikologjia sociale merret me ndryshimet individuale të antarëve të grupit. Sociologjia hulumton për përmbajtjen e sjelljeve të antarëve të grupit ndërsa psikologjia sociale merrret me proceset se si formohen qëndrimet për sjelljet shoqërore. 27-SOCIOLOGJIA E VEQANTE Duke filluar që nga faza e parë e socilogjis ka pasur mendime për ekzistimin e shumë disiplinave të sajë. Sociologjia duke e realizuar detyrën e sajë me zhvillimin e sajë ka krijuar disa disiplina të veqanta. Kjo për arsye se gjatë hulumtimeve të shoqërisë si tërsi është shfaqur nevoja e hulumtimit të specializuar të disa dukurive dhe marrdhënjeve të veqanta shoqërore. Tani është duke u paraqit një lloj i ri i sociologëve-specialist të cilët hulumtojnë vetëm një lëmi të caktuatr dhe nuk ju intereson për dukurit e tjera. Një prej sociologjive të veqanta është ajo industriale e zhvilluar në evropën perindimore dhe në amerikë e cila hulumton problemet e pasojave sociale që shkaktohen në punë dhe jetën e puntorëve në prodhimtarin bashkohëse industriale. Pastaj është sociologjia e punës e cila merret me studimin e e grupeve të ndryshme shoqërore të cilat formohen gjatë punës dhe prodhimtarisë njerëzore. Pastaj është sociologjia e qyteteve ( urbale) që merret me studimin e problemeve që shfaqen dhe zhvillohen në kuadër të qyteteve. Pastaj sociologjia rurale e cila merret me përshkrimin, klasifikimin e formave strukturale dhe proceseve te ndryshme njerzore në shoqërit rurale. Pastaj kemi edhe sociologjit si në vijim: E arteve, religjionit, moralit, politikës etj. Ndërsa metasocilogjia është shkencë e cila hulumton sociologjinë si shkencë duke përcaktuart qka është lënda dhe metoda e sajë. 28-CILI ËSHTË KONCEPTI I METODËS Me konceptin e metodës në shkencë kuptojmë rruga ose mënyra e studimit të asajë shkence për njohjen e ligjshmërive të cilat ajo I studijon. Ajo është më se nevojshme për procesin e hulumtimit. Ndërsa shkenca mbi
metodat quhet metodologji. Secila shkencë I ka metodat e veta të hulumtimit. Mirëpo asnjë shkencë nuk I ka metodat e veta të specializuar por shfrytëzojnë disa metoda të përgjithshme shkencore,.Sa I përket metodave empirike të studimit në shkencat shoqërore origjinën e tyre këto metoda e kanë prej shkencave natyrore. Në sociologji janë zhvilluar metodat e veqanta të ndryshme teknike për hulumtimin empirik të dukurive shoqërore. Pastaj janë edhe metodat hulumtuese që studijojn nga një aspekt I caktuar një lëmi të caktuar të jetës shoqërore. 29-CILAT JANË METODAT E SOCIOLOGJISË Një pjesë te madhe te metodave sociologjia i ka marr nga shkencat e tjera. Me qëllim për të qenë sa me ekzakte sociologjia përdorë metodat shkencore natyrore meqë ajo hulumtimin e nis prej dukurive konkrete dhe shkon kah ajo e përgjithshme. Studijusit e sociologjisë përveq marrjës me qështje abstrakte teorike merren edhe me mbledhjen e shënimeve të ndryshme lidhur me dukurit shoqërore Për këtë qëllim ata përdorin metodat empirike si p.sh metoda e anketimit, metoda statistikore. Mirpo për socilogjin është e rëndësishme gjetja e një metode gjenerale për të ndriquar materialin e grumbulluar. Sociologjia po ashtu ka marr metoda prej shkencës demografike ose prej shkencës së statistikës, historisë , psikologjisë dhe prej lemive të tejra të ndryshme. 30-METODA E TË VËREJTURIT Me metodën e të verejturit ose ( observacionit) kuptohet metoda ku hulumtuesi përmes të të vërejturit përcjell individualisht ose kolektivisht drejtpërdrejt ose tërthorazi zhvillimin dhe lëvizjën e dukurive shoqërore. Kjo është një ndër metodat më të vjetra e cila përdorët në hulumtimin e shoqërisë dhe grumbullimin e fakteve materiale. Me rëndësi te kjo metodë është që vrojtuesi të mos ndërhyjë në dukurit gjatë vrojtimit të tyre. Po ashtu nevojitet nja plan sistematik. Metoda e të vërejturit është shume e zhvilluar në sociologjin bashkohëse ku dallohen dy forma kryesore të sajë : a) të vërejturit e tërthortë ( indirekt) dhe b) të vërejturit direkt ( të drejtpërdrejtë).Forma e drejtëpërdrejtë është kur hulumtuesi e kryen punën në terren me kontakt të drejtëpërdrejtë kjo mund të jetë aktiv kur merr një ndër rolet dhe mud të jetë pasiv. Ndërsa të vrojtuarit indirekt ose i tërthorët është kur hulumtohen dukurit të cilat nuk janë të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë si p. sh i takojn së kaluarës siq janë dokumentet e ndryshme.Të vërejturit përbehet shpesh prej zbatimit te mjeteve teknike.
31-METODA E EKSPERIMENTIT Me eksperiment kuptohet krijimi artificial i situatave të caktuara për të vështruar se si njerëzit do ti shprehin sjelljet e tyre .Me ndihmen e tij shkencat bëhen më egzakte .Në shkallen e sotshme konsiderohet si metodë më efikase si një ndër instrumentet më të rëndësishmë në hulumtim .Eksperimenti ndihmon në kuptimin dhe interpretimin e dukurive dhe të mardhënjeve shoqërore .Eksperimenti konsiderohet të jetë më I përdorshëm në shkencat natyrore sepse aty hulumtohen gjërat me të cilat njeriu mundë vepron si të dojë. Ndërsa sa I përket dukurive shoqërore është ndryshe sepse ato nuk mund të shkaktohen artificialisht. Në sociologji eksperimenti aplikohet në hulumtimin e rrethanave në të cilat dukuria zhvillohet. Edhe pse eksperimenti si metodë për studimin e dukurive shoqërore është pjesërisht diskutabile dhe has në pengesa ai prap se prap gjen zbatim dhe ka rëndësi në hulumtimin e rrethanave të caktuara shoqërore në sociologji. 32-METODA STATISTIKORE Është një ndër metodat kryesore në hulumtimet empirike në sosiologji dhe ne shkencat e tjera shoqërore e edhe ato natyrore. Me anë të sajë konstatohen rregullat e sjelljeve dhe karakteristikat në masën e ngjarjeve dhe të rasteve të caktuara. Kjo metodë ofron përgjigje në pyetjët se si shfaqet nje dukuri shoqërore. Kjo metodë mund të përdorët në mënyrë të pavarur ose në kombinim me metodat e tjera. Ajo I ka kontribuar sociologjisë në bazë të teorisë së modeleve.. kjo kuptohet në atë mënyre që prej një grupi të madh zgjedhet nga grup I vogël si model I grupit të madhë me qëllim që të kundrohet dhe mandej zbatohet ashtu sikurse vlen për tër grupin. Kjo metodë mundëson krahasimin e situatave të ndryshme dje ndihmon që nga fakte të ndryshme të nxirren përfundime të cilat vlejnë për të ardhmën. Mirpo për shkak që dukurit shoqërore janë komplekse është vështirë të ndriqohen me anën e metodës statistikore. 33-METODA E TË TESTUARIT Metodën e të testuarit e ka përvetësuar sociologjia prej shkencës së psikologjisë . Me anë të kësaj metode
studiohen vetitë e individëve si dhe vetitë e grupeve në bazë të reagimit të tyre kur I ekspozohen stimulimit ose ngacmimit. Si metodë shpesh përdoret për studimin e intelegjencës së një personi apo grupi, pastaj pët studimin e karakterit, temperameniti etj. Kur shtrohen disa pyetje dhe në bazë t tyre merren përgjegjet dh pasraj konstatohet raporti në mes të pyetjeve dhe përgjegjev, quhet koeficienti I intelegjencës. Testi eshte një instrument sociologjik me të cilin ngacmohet dhe matet një aktivitet pastaj rezultati krahasohet me rezultatet e tjera te marrura në situate përkatse. Me gjithë vërejtjet kjo metodë gjen zbatim dhe ka rëndësi të veqantë në sociologji. 34-METODA E INTERVISTËS Kjo metodë luan rol të rëndësishëm në grumbullimin e materialeve faktike. Po ashtu kjo metodë përdorët në sociologji bashkohëse për verifikim dhe themelimin e shënimeve të cilat janë fituar më herët më ndonjë metoda tjetër hulumtuese. Kjo paraqet formën e komunikimit shoqëror me anë të së cilës hulumtuesi I bën pyetje individit në lidhje me dukurit e caktuara shoqërore gojarisht ose me shkrim. Intervista zhvillohet në mënyrë gojore ose me shkrim. Gjatë intervistës duhet treguar vullnet dhe dëshirë të mirë për të kuptuar dhe në anën tjetër I intervistuari duhet të jetë I sinqertë në përgjigjet e veta. Shpesh për të marr rezultate apo përgjegje të sinqerta I intervistuari mbetët anonim. Pra kjo metodë përbehet prej bisedës dhe mbledhjës së shënimeve nga intervistusi. Intervista mund të jetë e mbyllur- me pyetje dhe përgjegje po-jo dhe mund të jetë e hapur ku I intervistuari ka liri ta ktheje përgjegjën në formë bisede. Po ashtu ato mund të jenë të organizuara kur pyetjet janë të planifikuara dhe të fiksuara dhe mund të jenë të pa organizuara , në mënyrë spontane. Intervista duhet të pregaditet me kujdes dhe të dihet qëllimi I sajë. Është edhe intervista –panel e cila është intevistë e cila përsëritet në intervale kohore. 35-METODA HISTORIKE Metoda historike ka qëllim që qdo dukuri të jetës shoqërore ta shqyrtoj ashtu siq janë ato dukuri njëra prej tjetrës dhe të lidhura në mes veti. Kjo metodë dukurit shoqërore dhe ekonomike I studion në zhvillimet e tyre historike. Kjo metodë në interpretimin e tillë has edhe në pengesa të ndryshme si p.sh. disa vende kanë kaluar prej feudalizmit në shoqërit bashkohëse duke kapërcyer një formë ekonomike-shoqërore. Kjo metodë është e vjetër dhe e lidhur me interpretimin racional të dukurive shoqrore. Njohja e gjendjës së shoqërisë së të kaluarës të vendeve në veqanti dhe dhe si histori në tërsi ka treguar që në rrafshin historik sillen rezultate pozitive shkencore. Kjo metodë do të thotë kundrimi historik I zhvillimit të shoqërive dhe të dukurive të saja. Duke e zbatuar këtë metodë duhet pasur parasysh se dukurit shoqërore kurrë nuk zhvillohen në mënyrë lineare, por ato pësojn ndryshime gjatë historisë.
36-METODA SOCIOMETRIKE Kjo metodë shërben pët të kuptuar individin në grup dhe sjelljet e grupit si tërsi. Kjo metodë është themeluar nga amerikani MORENO ai me hulumtimin e grupeve ka ardhë në përfundim se disa individ në mes veti janë më tepër tërheqës e disa refuzohen e disa janë indifirent. Përmes kësaj metode konstatohet simpatia-antipatia, tërheqja-refuzimi I individëve. Brenda grupit. Moreno mendon se së pari duhet ndryshuar “qelizat e sajë” e pastaj shoqëria në tërësi. Elementet e sociomtrisë janë : sociodrama, psikodrama, dhe sociogrami. Sociodrama është ajo formë e lojës kur tër grupi merr pjeë ndërsa grupi tjetër është publiku. Psikodrama është kur individëve ju jepet të luajnë role në përputhje me rolet e tyre ne jeten e rëndomtë. Kjo metodë në përgjithësi shërben si metodë teknike e përshtatshme për grumbullimin e materialit empirik. 37-METODA KOMPARATIVE ( KRAHASUESE) Kjo metodë përbëhet prej konstatimit të ngjajshmërive dhe të ndryshimeve në mes të dukurive të ndrsyhme edhe në natyrë e edhe dukurive shoqërore siq janë shteti, kombi, populli , familja etj. Kështu me këtë metoda bëhet krahasimi I shteteve në ms veti, I kombeve në mes veti, I familjeve në mes veti se si janë zhvilluar gjatë historisë dhe me anë të këtij krahasimi zbulohen elementet e përbashkëta dhe specifike të tyre. Kjo metodë shërben për krahasimin shënimeve për të arrir deri te përfundimet pozitive dhe në krijimin e vlerave të reja. Krahasimi si metodë e grumbullimit të materialeve mund të përdorët në vend të eksperimentit kur ka pengesa për zbatimin e eksperimentit. Dobësija e kësaj metode është se nuk ka mudnësi që me shpejtësi të mblidhen shënimet e nevojshme empirike për krahasimin e dukurive shoqrore.
38-METODAT SOCIOLOGJIKE Çë hulumtuesi të ketë sukse ai duhet që të i përdorë metodat në mënyrë të kombinuar. Duke u nisur nga sociologët-themelues të sociologjisë që kanë konstatuar se metodologjia është më se domosdoshme ata edhe e kanë aplikuar në sociologji. Krakateristik e metodës bashkohëse është puna e ekipev gjë që ndihmon në rezultate më të mira pasi që shoqëria bashkohëse dhe dukurit e saja janë të llojllojshme dhe të shumta dhe është gati e pamundur që vetëm një njeri ti hulumtojë dhe anlizojë. Metodat sociologjike mudnësojnë njohjen e lidhshmërive shkakore dhe të shfrytëzoj sendërtimin e qëllimeve te caktuara shoqërore.
Kollekviumi i Pare
39-KONCEPTI I SHOQËRISË NJERZORE Ky kocept është një ndër kategorit më të gjëra dhe përdorët në kuptime të shumta. Sociologjia si shkencë e përgjithshme mbi shoqërin e ka si lëndë të vetën të studiuarit e shoqërisë njerzore në tërsi me ligjësit e saj. Andaj në përcaktimin e këtij kocepti merren parasysh ato elemente që janë të përbashkëta për të gjitha shoqërit konkrete. Një ndër kuptimet është se shoqëria është pjesë e natyrës është tërsi e raporteve të njerzve në mes veti dhe ndaj natyrës. Shoqëria njerzore është unitet i marrdhënejve dhe proceseve të domosdoshme për ekzistencën e shoqërisë pra është uniteti i bazës ekonomike dhe i superstrukturës shoqërore. Me shoqëri në kuptimin e ngushtë flitet për shoqërin bashkohës ose ato të së kaluarës si p.sh. Shoqërit feudale, skllavopronar etj. Shoqërin nuk duhet identifikuar më shtetin por në anën tjetër nuk duhet anashkaluar edhe lidhshmëria që kanë shteti dhe shoqëria ku shteti është vetëm një prej formave të shoqërisë. 40- ZANAFILLA E SHOQËRISË NJERËZORE Nga aspekti sociologjik shoqëria në fillim ka qenë e përbërë prej grupit të vogël të njerzve të lidhur në mes veti biologjikisht. Shoqëria është zhvilluar ngadalë me zhvillimin e bazës materiale. Ajo zë fill në lashtësin historike. Në këtë fillim të procesit dallohen dy faza: faza bilogjike -është faza kur zhvillohen kushtet të cilat kanë mundësuar zanafillën e shoqërisë. Me fillin e shoqërizimit njeriut i është mundësuar sukses i madhë në luftën kundër natyrës. Me këtë kanë filluar të zhvillohen bashkësit e para shoqërore grupet dhe fiset. Ky zhvillim ka vazhduar ku shoqëria ka pësuar ndryshime të mëdha dhe vazhdueshme deri në shoqërit bashkohëse. Shoqërit njerzore paraqiten si bashkësi prodhuese të njerzve dhe mbetet e tillë sa të ekzistojë shoqëria. Historia e sajë përbëhet prej marrdhënjeve të shoqërisë me natyrën dhe marrdhënjeve të njerzve në shoqëri. Kalimi i njeriut prej një faze në tjetrën është kryer përmes procesit të punës në shoqëri, pra rolin vendimtar e ka procesi i punës shoqërore. Puna është ajo që ka ndikuar të ndryshojë njeriun biologjikisht dhe në psikikën e tij.
41-RAPORTI I NATYRËS ME SHOQËRIN Edhe shoqëria njerzore është pjesë e dukurive të natyrës e cila ka lindur gjat një procesi shumë të gjatë natyror dhe historik, kur janë krijuar kushtet. Natyra është tërsi e botës materiale në kohë dhe hapsirë e cila gjendet në lëvizje dhe e cila ndryshon vazhdimisht. Me natyrë kuptojmë yjet , planetet dhe planetin tonë. Sociologjia konstaton lidhshmërin e ngushtë të njeriut me natyrën , njeriu është me origjinë organike dhe merr mjete nga natyra për ekzistencën e vet. Por edhe dallon shoqëria në pikpamje kualitative nga natyra. Veprimi i natyrës dhe njeriut është reciprok natyra i ofron kushtet si mundësi dhe bëhen realitet me influencën e njeriut. Njeriu është vepër e natyrës dhe rrjellave jetësore me të cilat është i lidhur drejtpërdrejtë. Gjatë zhvillmit njeriu gjithashtu ka qenë i lidhur prej njeriut. Ligjet në shoqëri kanë karakter historik zhvillohen dhe ndryshohn andaj edhe dallohen shumë nga ligjet e natyrës. Puna njerzore si veprimtari e dobishme në shoqëri e lidhë natyrën me shoqërin, pra njeriu vepron në natyrë për plotësimin e nevojave të veta dhe të vet ekzistencës së tij. Shoqëria si pjesë e natyrës u nenshtrohet disa ligjeve te natyrës të cilave ju nënshtohn edhe dukurit e tjera natyrore. Megjithat shoqëria i ka ligjet dhe specifikat e veta me të cilat edhe ndryshon prej natyrës. Një prej këtyre specifikave është se duke vepruar në natyrë njeriu e ndërron edhe natyrën e vet individuale. 42-NJERIU SI QENIE SHOQËRORE Shoqëria njerzore është një kualitet i veqant në krahasim me shoqërit e tjera në të cilat jetojnë qeniet e gjalla në natyrë. Kjo bën që njeriu si individ të ndryshoj prej të gjitha qenieve të gjalla. Kjo shprehet në aftesin e tij për të punuar por jo individualisht por në bashkësi me njerëz të tjerë. Njeriu si qenie sociale ndikon në natyrën e vet biologjike duke ndryshuar veti të shumta. Këtu qëndron edhe dallimi i tij prej qenieve të tjera të gjalla sepse përderisa ato mbesin të njejta dhe nuk ndryshojnë radikalisht për një kohë të gjatë, njeriu e relativisht shpejt edhe si qenie shoqërore e edhe si sociale. Dallimi kryesor i njeriut prej qenieve të tjera është se njeriu me aftësit e vetëdijës pra ai vepron në mënyrë të vetëdishme. Zanafilla e vetëdijës në procesin punës ëhstë pandarë edhe me zhvillimin e të folurit, gjuhës dhe të menduarit. Vetëdija e njeriut është zhvilluar paralelisht me ndryshimin e njeriut dhe të kushteve shoqëore të tij. Në ktë drejtim rol vendimtar ka puna, kultura edukata etj. 43-VLERAT SHOQËRORE Nga pikpamja historike vlerat shprehen si institucion i vjetër që i gjejmë në secilën shoqëri. Me zhvillimin e shoqëroisë është shtuar nevoja për njohjen dhe rolin që kanë pasur dhe qe kanë për shoqërin. Me fjalen vlerë kuptojmë cilësit që ne ju japim objekteve brenda sistemit shoqëror. Vlera si preferenca mës së miri shihen nga pikpamja e hierarkisë së tyre pra ato më së miri shihen në çifte si p.sh. mirë-keq, bukur-shëmtuar etj. Nga ky deiferencim del se ka vlera të mira dhe të pastërta dhe vlera morale. Vlera e mirë është ajo që shihet si diqka që funksionon si vlerë shoqërore. Vlerat e pastërta gjenden ne vlerat që ne ju japim personave si p.sh dashuria etj. Vlerat morale janë të rëndësishme. Vlerat pra paraqiten ne raport të njeriut ndaj ndonjë sendi apo personi tjetër. Janë cilësi që ne ju japim njerzve , objekteve, ideve, krijesave të tjera etj. 44-FAKTORËST OBJEKTIV DHE SUBJEKTIV TË ZHVILLIMIT TË SHOQËRISË Në zhvillimin e shoqërisë njezore ndikojnë faktorët objektiv dhe ata subjektiv. Natyisht këta faktorë nuk mund të ndahen sepse ekzistton lidhje në mes të tyre por megjithatë primar janë faktorët objektiv. Me faktorët subjektiv kuptojmë veprimtarit njrzore të cilat janë të vullnetshme dhe te vetëdijshme. Ndërsa me faktorë objektiv nënkuptojmë të gjitha faktorët e tjere si lëvizjet natyrore, lëvizjet shoqërore dhe dukurit e tjera shoqërore. Faktorët objektiv janë rrethanat ekzistuese natyrore dhe shoqërore të cilat ekzistojën dhe prej të cilave varet zhvillimi i shoqërisë, pra janë dukurit jashtë vetëdijës dhe vullnetit tonë. Pra faktorët objektiv paraqesin kufirin brenda të cilit formohen faktorët subjektiv. Faktorë subjektiv është vetëdija që vepron dhe që bën që shoqria njerzore të diferencohet prej dukurive të tjera. Faktorët objektiv janë faktorë vendimatar prej të cilëve varet zhvillimi njerzor ndërsa faktori subjektiv rezulton prej faktorit objektiv.
45-RREGULLAT DHE NORMAT SHOQËRORE Shoqërie njerzore nuk mund te ekzistojë pa rregulla dhe norma të ckatuar të cilat rregullojn marrdhënjet në mes të njerzve. Rregullat shoqore janë pjesë e superstrukturës shoqërore me origjinë që nga periudha shoqërore e parë, kur është fjala për doket shoqërore dhe shprehit. Ndërsa dispozitat juridike dhe rregullat teknuke janë të paraqitura me zanfillën e shteit. Rregullat janë pjes e pandashme e çdo shoqërie. Në çdo rregull është kërkesa që të veprohet në mënyrë të caktuar dhe obligimi. Pra norma cakton raportet e ndryshme në mes të njerzve në shoqeri me qllim që marrdhënjet të jenë të rregulluara dhe të caktuara. Ato varen prej vullnetit dhe vetëdijës sepse njeriu vendos se a do të zbatoj rregullën apo jo. Me anë të normave grupi shoqëror u imponion antarëve të vet disiplinën dhe ndalon konfliketet eventuale. 46-DOKET Doket janë ndër llojet më të vjetëra të rregullave shoqërore. Ato janë forma e parë e rregullave shoqërore, dhe si rregulla plotësuese mbi sjelljet qëndrojën gjer në ditë tona. Ato si rregulla shfaqen në mënyrë të ngadalshme me përseeritjen e disa mënyrave të sjelljve në situate të caktuara. Në gjendjen e tyre të parë doket kanë qenë më të obliguara se sot dhe zbatimi i tyre është siguruar përmes sanksioneve. Ndërsa sot thyrja e tyre nuk tërheq edhe sanksionin pra zbatimi i tyre nuk sigurohet me dhunë edhe nga shteti. Ato shpesh jane konstruktive dhe te prapambetura. Pra doket karakteristik kryesore e kanë që formahen në bazë të përsëritjës së shumtë të sjelljeve që konsidrohen si obligim per antarët e tjerë të grupit. Ato janë të llojllojshme si të martesës , të punës etj. Ato ndryshojne nga normat e moralit por edhe janë të ngjajshme, normat e moralit burojn nga doket. Morali është doke e obligueshme. 47-MORALI Funksion kryesor shoqëror i moralit është rregullimi i veqnt i sjelljeve dhe marrdhënjeve ndërmjet njerzve. Morali përher fillon me vetëdijën shoqërore dhe është një ndër rregullat kryesorë të shoqërisë. Atë përbëjnë rregullat dhe normat e sjelljes ne mes të njerzve në kuadër të shoqërisë. Pra motrali është grumbull normash që cajktojnë se qka ështyë mirë dhe se qka është keq të cilat urdhërojn që të kryhet ajo qka është e mirë dhe e ndalon atë qka është e keqe. Thyerja e noramve të moralit nuk bartë në vete edhe sanksionin por mund të mbart vetëm në raste kur ajo është normë jurisprudente. Morali nuk është veti e tasheguar por është e momentit krijohet ne momnetin e caktuar. Edhe morali e ka karakterin vet historik me ndryshimin e kushteve shoqëroer ndrushon edhe morali. Dallimi kryesor në mes të moralit dhe jurisprudencës qendron se pas jurisprudencës qëndron fuqia materialiste e shteit ndërsa pas moralit qëndron brejtja e ndërgjegjës pra nuk ka sanksion. 48-RELIGJIONI
Religjioni është jë ndër foramta më të vjetra të vetëdijës shoqëror. Që nga momneti kur njeriu ka filluar të inerpretoj dukurit rreth vehtës religjioni është bërë object i interesimit. Religjoni është produkt dhe fenomen historik shoqëror ai niset nga fakti që ekzistojnë fuqit të cilat caktojn dhe rregullojne të gjitha ngjarjet në botë. Religjion si formë e superstrukturës paraklasore është një elemnt bazik i kulturës së shoqërisë së hershme dhe kjo dukuri vazhdon edhe në ditës e sotshme. Ekzistojne nga ana shkencore kocepcione te ndryshme lidhur me religjionin si një shprejhe e veqant e vetëdijës njerzire lidhur me mardhënjet në mes të njerzve dhe natyrës. 49-LLOJET E FEVE Ndër fetë më të vjetra ka qenë: TOTEMIZMI- ishte ky një besim në kafshë dhe pemë se kanë fuqi mbinatyroe. ANIMIZMI-ishtye besim se shpirarat e popullojnë botën të njejten kohë si qeniet njerzore. MONOTEIZMI- it takojne feve si JUDAIZMI, KRISHTERIMI, ISLAMIZMI, të gjitha këto fe ku besohet në një perendi në një zot.. JUDAIZMI-feja më e vjetër monoteiste është paraqitur 1000 vjet para krishtit është fe e hebrenjëve të cilët besonin se zoti kërkonte bindje ndaj kodeve dhe e konsideronin fen e tyre si të vetmën fe të vërtetë. KRISHTERIMI-Feja që ka si profet Krishtin është vazhdim I judaizmit por në rrethana të reja. Ajo lindi si fe e të varfërve dhe ishte më revulucionarja e parqitur në fillim të epokës sonë. Degët kryesorë të sajë janë katoliciami romak, protestanizmi dhe ortodoksizmi. ISLAMIZMI-është feq ë si profet e ka Muhamedin i cili ka jetuar në shek.7 sipas islamizmit nuk ka zot tjetër përveq Allahut dhe se Muhamedi është apostull i tij. Mbajtja e ramazanit është obligim fetar dhe dhënja e lëmoshës është më se e nevojshme si dhe shkuarja një her në Meka gjat jetës. Për nga numri është e dyta në botë. 50-FETË E LINDJËS SË LARGËT 1. HINDUIZMI- është fe politeiste dhe një prej feve më të vejtra në botë. Në këtë fe është doktrina e ringjalljës për të gjitha qeniet e gjalla. 2. BUDIZMI-Ka lindur nga pikpamja e Budës një njeri ilimunisti cili ishte princ hindus në një vend të vogël në jug të Nepalit në shek. e 6 para erës sonë. Esenca e këtij religjioni qëndron se qeniet njerzore mund të shmangin metamorfozën përmes heqjës dorë nga dëshirat. 3. KONFUQIANIZMI- është fe e grupve sunduese në Kinë. Kjo doktrinë kryesisht e ka rregulluar jetën njerzore sipas harmonive të brandshme të natyrës. 4. TOOIZMI-është fe që mbaështetet në antidhunë si garancë për të arrit një jetë më të lartë. 51-GJUHA Gjuha esht aftesi e shoqëris njerzore për ndryshim prej zërit të joartikuluar të botës shtazore. Është një ndër shprehjet e para të vetëdijes shoqërore ku paralelisht me shoqëri është zhvilluar edhe gjuha. Kështu që qdo bashkesi e ka gjuhen e vet, gjuha si mjet per komunikim dhe marrveshje ne mes të njerzve paraqet një ndër elementet më me rendesi. Gjuha ashtu si vetëdija janë prodhim i jetës shoqrore andaj mund të thuhet se që të dyja janë paraqitur në të njëjtën kohë. Gjuha eshtë
krijmtari themelore e kultures e cila përfaqëson bazen e qdo kulture, Me anen e saj shprehen mendimet e njerzve të formuara në vetëdijen shoqërore. Gjuha në periudhat e ndryshme historike ka ndryshuar shpejt ose ngadal ne varësi prej zhvillimit të shoqëris. 52-KULTURA Kultura është tërsia e parimeve materiale dhe ideore të cilat njëriu i ka prodhuar vet dhe të cilat brez pas brezit janë bërë prone e shoqëris. Çdo shoqëri e ka strukturen dhe kulturen e vetë. Kultura ka brendin e vet të ngushtë dhe të gjërë në bazë të asaj se qka hynë në të. Në kuptimin e gjër kultura paraqetë krëjt atë që natyra ja mundëson njeriut. Zakonisht dallohet kultura materiale dhe ajo ideore. Me kulturë materiale kuptojmë të gjitha objektet shoqërore që shfaqen në procesin e përpunimit të natyres. Ndërsa kultura ideore paraqet veprimtarin mendore të njëriut 53- EDUKATA Edhe kjo është një ndër llojet e dukurive shoqrore. Edukata është një process në të cilin të vjetrit ndikojn në mënyrë të vetëdishme në brëzat e ri duke i bartur aftësit dhe përvojat e veta gjenerates së më vonshme. Ajo zë fillë gjatë procesit të formimit të njëriut dhe bëhet faktor me rëndësi për formimin dhe ekzistimin e ti. Edukata është shoqërore pasi qe në të njëjten kohe është veprim i njeriut dhe natyrisht me që më zhvillimin e shoqërisë edhe edukata ka ndryshuar pasi që eksperienca e cila përfitohet për herë më tepër pasurohet dhe thellohet. Ajo zgjeron horizontin e njeriut dhe zmadhon pushtetin e tij ndaj natyrës. Edukata i adaptohet zhvillimit të shoqërisë dhe bëhet faktor i rëndësishëm i atij zhvillimi. 54-ARGËTIMI DHE KOHA E LIRË. Argëtimi është lloj i dukurive shoqërore i cili gjithnjë e më tepër po zë vend në jetën shoqërore dhe është i lidhur me procesin e lirimit të njerit nga puna. Pra argëtimi është koha kur njeriu nuk merr pjesë në punën e vet prodhuese. Pas punë së lodhshme industriale argëtimi shprehet me kënaqësi dhe dhe forma të tjera emocionale. Argëtimi nuk do të thotë pushim e që te mos jemi aktiv por nënkupton aktivitete të ndryshme argëtuese. Argëtimi është i lidhur domosdoshmërisht me kohën e lirë. Ky dimension po bëhet faktor i rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë. Shfrytëzimi racional i kohës së lirë është bërë faktor i rëndësishëm në zhvillimin e individualitetit të njeriut të sotshëm.. 55- GRUPET SHOQERORE Njësi me e vogël institucionale shkencore te cilën e studion sociologia janë grupet shoqërore. Ekzistojnë pikëpamje te ndryshme për grupet shoqërore si psh. Grupin e formojn njerëzit qe per nga sjellja kane karakteristika te përbashkëta pa pasur ndonjë lidhje tjetër sipërfaqësore. Grup quajmë edhe një grup te caktuar njerëzish që ne një moment te caktuar gjenden se bashku gjatë kryerjes se një veprimtarie. Grup quajmë edhe njerëzit qe gjenden ne nje situate te përbashkët te cilën e ka nxitur ndonjë faktor i jashtëm e cila situatë ndikon qe këta njerëz ta humbin kontrollin nga sjelljet e zakonshme. Pastaj grupe quhen tersit e popullatës .klubet e ndryshme etj. 56-DEFINICIONI I GRUPIT SHOQËROR Ekziston pikëpamje te ndryshme lidhur me grupin shoqëror si nga
psikologet social ashtu edhe nga sociologet psh. Grupin e përben njerëzit qe kane marrëdhënie njeri me tjetrin e te cilat marrëdhënie janë ne një shkalle te varshmerise se ndërsjellë .Disa si kriter te formimit e morren interaksionin qe do te thotë se grupi paraqet definicionin si prezencën e dy e ma shume personave qe njeri ndikon ne tjetrin dhe qe është nen ndikimin e secilit person. Definicioni tjetër është se grupi shoqëror është i përbëre nga nje numër i madhe apo i vogël i njerëzve qe janë te lidhur ne mes veti me qellim te realizimit te nevojave te ndryshme kolektive dhe personale. 57 FAMILJA Është nje institut me rendësi dhe paraqet formën e veçante dhe specifike te marrëdhënieve shoqërore. Familja është forme e bashkësisë e cila pas lidhjeve bashkëshortore ka edhe funksione te tjera .Familja si kategori shoqërore është zhvilluar historikisht dhe ka ndërruar format e brendësisë se saj..Analizat e ndryshme kanë treguar se familja ndryshon prej grupeve te tjera dhe bashkësive shoqërore, sikurse prej racave, profesioneve etj. Familja përveç qe është organ themelor për shoqërizimin e njeriut ajo kryen edhe funksione te tjera si njësi ekonomike. Si nje nga ndryshimet e familjes bashkëkohore nga ajo patriarkale është çështja e shkurorëzimit si ndërprerje e marrëdhënieve bashkëkohore me vendimin e gjyqit. Kjo shkakton pasoja me se shumti tek fëmijët duke len gjurme te pashlyeshme ne jetën psikologjike te tyre. 58 MARTESA Martesa me paraqitjen e formës se monogamisë merr formën e plote te institucionit shoqërore,ku lindja e fëmijëve dhe edukimi i tyre behet ne mënyre me te organizuar se me herët. Martesa ka kaluar neper këto etapa: - Martesa grupore –endogamia dhe egzogamia - Martesat poligamike - martesat monogame Ndërsa grupe te martesave te veqanta kane qene SORORATI dhe LEVRATI. - Martesa egzogamia-është forme kur mashkulli dhe femra nuk i takojnë një fisi. - Martesa endogame-është formë kur mashkulli dhe femra janë te nje fisi-klani. - Martesa poligamike- kur burri ka me shume gra. 59- FAMILJA PATRIARKALE Ne ketë familje pushtetin e ka burri ku gruaja dhe fëmijët varen nga ai. Kjo ka linde si kundërvënie ndaj Matriarkatit ku gruaja e kishte pushtetin. Ndërsa Monogamia ishte ajo forme qe ndikoi ne paraqitjen e pronës private dhe ishte si një lloj i mikro-shoqërie. Meqë ne atë kohe dominonte ekonomia agrare ku ky lloj i ekonomisë ndikoi ne tipin e familjes se madhe patriarkale e cila kishte karakter prodhues Kjo martesë ka pasur për qëllime ruajtjen dhe zgjerimin e prones. Kjo lloj familje ishte deri ne revolucionin industrial. 60- FAMILJA NUKLEARE Ky tip i familjes përbehet nga prindërit dhe fëmijët e tyre. Zhvillimi teknik dhe teknologjik ka bere zhdukjen e formave te vjetra te familjes ku funksion kryesor ishte prodhimi. Nder funksionet me te reja janë funksioni
edukativ dhe mënyra e socializmit te fëmijëve ne familje. Karakteristik tjetër e kësaj familje është rënia e mortalitetit dhe natalitetit. Ne ketë rënie ndikojnë punësimi i femrës, arsimimi i saj, integrimi i saj ne shoqëri etj. Ne ketë zhvillim paraqitet lëvizja feministe e cila lufton për drejta te barabarta me mashkullin ne shoqëri. 61 KASTET Janë kategori shoqërore te formuara ne periudhën kalimtare prej shoqërisë primitive ne shoqërinë me klasa, ne baze te ndarjes se punës dhe pasi qe ishin krijuar kushtet për shfrytëzimin e punesë se huaj. Kastet janë grupe te mbyllura dhe te izoluara nga pjesa tjetër e shoqërisë. Punët dhe funksionet e tyre trashëgohen familjarisht .Pra individi mbetet i pa ndryshuar ,martesa mbetet brenda kastes, sjelljet jan te rregulluara sipas rregullave kastiane. Këto kane ekzistuar ne shumicën e shoqërive te vjetra si dhe sot te disa fise te prapambetura. 62-RENDET Keto kategori shoqërore janë nga feudalizmi dhe janë shtresa te mbyllura por me një masë me te vogël se sa kastet. Ato edhe pse janë te bazuara ne bazën klasore ,nuk janë identike me klasat. Rendet dallojn prej grupeve te tjera sipas te drejtave dhe detyrimeve ku çdo rend ka obligime dhe detyra te veçanta te caktuara ne shoqëri. Ne Evropë kane ekzistuar tri rende juridikisht te caktuara
Kleri i larte – i përbëre prej njerëzve te religjionit Pronaret – ku i biri i ka trashëguar vetit e fisnikut nga babai Qytetaria- e cila ishte e përbërë prej shtresave te ndryshme ,nga njerëz me profesione te ndryshme. Këto rengje i ka eliminuar rendi shoqëror qytetar. 63 PARTIT POLITIKE Partitë politike do te thotë grup i njerëzve me mendime ,qëllime dhe pikëpamje te njëjta ndaj rregullimit shtetëror me intencë dhe lufte për përvetësimin e qëllimeve te veta. Nga ana shkencore zgjerimi i tyre zgjerohet :Ato janë forme kryesore e superstrukturës juridiko-politike. Ato jane organizata me interes te njejt politik ,ideologji te njëjte te cilat shprehen ne programin e tyre. Ato janë bartëse te interesave te grupeve shoqërore për marrjen e pushtetit politik ne mënyrë demokratike dhe për mbrojtjen e interesave te grupeve .Ato jane shfaqur si rezultat i diferencimit shoqërore, politik dhe ideor,ne baze te synimeve te disa grupeve te veçanta shoqërore. Origjinën e kane qysh nga antika kurse Anglia konsiderohet si djepi i partive moderne politike. Partitë politike mund te klasifikohen sipas përbërjes klasore ,mirëpo nuk do te thotë se kjo pasqyron ndarjen themelore te klasave qe ekzistonin ne atë shoqëri. EMANCIPIMI I FEMRËS DHE E DREJTA Në drejtim të emancipimit të femrës dalin shumë pengesa të natyrave të ndryshme të cilat edhe mund të tejkalohen me një angazhim. Këto pengesa janë të natyrës së femrës dhe të natyrës së punëve të saja.
Pengesat e natyrës së femrëa janë se ajo kryen funksionin biologjik I lindë fëmijët ndërsa pengesat që dalin nga natyra e puënve të saja janë se ajo I kryen punët e shtëpisë. Këto e pengojnë femrën që të angazhohet jashta tyre. Në mënyrë që ajo të I tejkalojë këto pengesa dhe të realizojë të drejtën e sajë, ajo duhet të pajiset me mjete bashkohore për tu liruar nga punët e shtëpisë qoftë edhe duke paguar nja ndihmëse për punët e shtëpisë. E drejta vlen për të gjithë ajo ju garanton kushte te barabarta edhe femrës.Me anë të saë drejtës femra hyn në marrëdhënje martese dhe është prapa e drejat ajo që rregullon në rast të shkurorzimit. QFARË ËSHTË KOMBI Fjala komb e merr kuptimin e vet konkret vetëm në konteksin historikkulturor. Akademia franceze e definon kombin si tërsi të të gjithë banorve të të njejtit vend , që jetojnë nën të njejtin ligj dhe që përdorin të njejtën gjuhë. Shrimtari gjerman Johann Gottfried herder e definon kombin si qenie kolektive ku nëprmjet gjuhës kombi edukohet dhe zhvillohet përmes gjuhës ai mëson të dojë rendin dhe nderin dhe bëhet më I bindur , më I moralshëm , më komunikues etj. Studiusi farnces Ernest Ranan- e definon kombin si një bashkësi e madhe solidare që e lidh ndjenja e sakrificave të kryear për të cilat është edhe në të ardhëmën. TRAJTIMI SHKENCOR I NACIONALIZMIT Ky trajtim ka filluar tek pas luftës së dytë botërore. Kjo përcaktohej se historiografia po fillonte të çmilitalogjizonte shtetin kombëtar te shek. 19. Historiani amerikan bënte ndërtimin e nacionalizmit me tipologji ku ai bante dallimin midis nacionalizmave jakobinë, tradicional, liberal dhe integral. Ndërsa hans Kohn bënte dallimin në nacionalizëm perindimor-ku ky nacionalizëm ishte ngitur përmes lutërave dhe përpjekjeve për të ngriutr një komb pas pasur lidhje te forat nga e kaluara historike. Dhe në nacionalizmin lidor I ngritur prej mitit të së kaluarës që është I lidhur ngushtë me ta kaluarën historike pa pasur lidhje të drejtprëdrjta me aktualitetin. INTERPRETIMI I KOMBIT TË SHTETIT DHE KOMBIT TË KULTURËS Si referim për shtëtin-komb janë shtetet si Franca , Britania e madhe dhe SHBA. Në këto shtete pas revulucionit frances kombi u kuptua si një njësi politike qytetarësh të barabartë para ligjit pavarsishtë nga prejardhja, gjuha dhe feja. Ndërsa interpetimi tjetër I Kombit të kulturës si referi I janë shtetet Gjermania dhe Italia ku kombi mbështetet mbi gjuhën dhe kulturës për shkak të mungesës së shtetit. Shteti komb niset nga nocioni politik I kombit që është kristalizuar në një shtet që ekzistonte ndërsa nocioni shtet I kulturës kah nocioni etnik I cili ka si kusht ekzistencën e popujveqë janë pa shtet të shumtën e rastvev. Koncepti I kombit shtet quhet edhe perindimor ndërsa ai I shtetit të kulturës quhet edhe lindor. QFARË ESHTE ETNIJA Sa I përket etnisë janë dy drejtime të ndryshme: -Primordialistët për të cilët etnjia përfaqëson diqka të ndryshme e cila përcaktohet nga prejardhja dhe kultura e përbashkët. Dhe -Konstruktivistët- të cilët vendosin në plan të parë rrethanën që etniciteti përfaqëson një mënyrë modern për ti organizuar ndryshimet kulturore në mënyrë sociale dhe politike. Primordialistët tej etinja shohin diqka të dhën më herët ndëras konstruktivistët diqka që lind kur bëhen shkëmbime të ndërsjellta në mes të grupeve. Feja, gjuha dhe zakonet e
kultura nuk ajnë në gjendje që të vetme të krijojnë një identitet etnik. A ËSHTË KOMBI NJË ETNI E NJOHUR SIPAS SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE Disa sociolog e shohin kombin si dukuri e epokes moderne ndërsa etnicitetin si një mbeturinë e bashkësive tradicionale. Nganjëher elitat politike shpikin një etni për ti I dhënë një kombi që ekziston bazën historike ku historia evropiane na mëson se që vetëdija dhe baza etnike mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Shteti modern si shtet kombëtar krijon më ndihmën e mjeteve të komunikimit identitet të ri. Që nga shek. I 18 shteti kombëtar shihet si gur-themel për rendin ndërkombëtar. Bazuar në këtë shteit kombëtar mëbshtetet mbi një grup etnik apo kombësi që ka arrit të fitojë njohje në bashkësin ndërkombëtare si shtet kombëtar dhe I kufizuar territorialisht. NACIONALIZMI DHE SHTETI MODERN Janë tri lloje të nacionalizmit secili I lidhur me një tip të veqantë të kuadrit social-politik. 1-nacionalizmi klasik- Është nacionalizmi që shoqërohet me lindjen e shtetit komb ne Evropë që nga shek.18. lindja e këtij nacionalizmi është I lidhur ngushtë më arsimimin masiv. Me anë të mesimit dhe rolit të historisë kombëtare njerzit filluan të mendonin se I takojnë komunitetit të njejtë kombëtar. 2-nacionalizmi postcolonial-Ky ka të bëjë me lëvizjet dhe idetë nacionaliste që lindën në vendet dikur të kolonializuara nga sjhtetet e evropës. Ky nacionalizëm luajti rol të rëndësishëm në luftrat kundër kolonistëve. Këto vende pas çlirimit u bënë shtete por atyre ju mungonte ndjenja e kombit. 3-nacionalizmi nënkluturor- ka të bëjë me forma të kundërta të lëvizjeve nacionaliste që zhvillohen Brenda shtet-kombeve të formuara . Kjo formë sot ka shumë dhembuj si nacionalizmi që ka shkaktuar shpërbërjen e Bashkimit sovjetik. Ky nacionalizëm është në një mënyrë reagim ndaj globalizimit të jetës sociale dh ekonomike. Nacionalizmi ka ndikim të dyanshëm ne zhvillimin social. Në njërën anë ndjenjat e nacionalizmit janë me prirje drejt demokracisë dhe në anën tjetër disa nacionalizma kanë shkaktuar antagonizma dhe konflike shkatërruese në shek.19 dhe 20.