UNIVERSITETI I EVROPES JUGLINDORE TETOVE FAKULTETI JURIDIK LENDA: FILOZOFIA E SE DREJTES Programi MASTER GRUPI i shkencave Kushtetuese juridike Semestri i Parë, orë 2 (dy) Kodi i lëndës Vlera në Kredi _______ Mësimdhënës i lëndës; Prof. dr. sc. Osman Ismaili, kab.34, kati III. Adresa e postës elektronike :
[email protected] Konsultimet: ditë e marte, 13-14, e merkure, 13-14. Qëllimi i lëndës: Bota mund të njihet nëpërmjet disiplinave shkencore, filozofike dhe atyre religjioze. Pra, njohja mund të behët nëpërmjet disiplinave racionale siç është shkenca dhe filozofia dhe disiplinave jo racionale çfarë është religjioni. Qëllimi i kësaj disipline është që tu mundësojë dhe ofroi njohje lidhur me botën, botën jo çfarë është, këtë që ne e shohim, por, botën në brendinë e vet, në veten e saj. Plan programi i lëndës: Nocioni i filozofisë të së drejtës: nocioni i mbi përvojës; raporti i filozofisë me shkencën Raporti i filozofisë me religjionin (fenë); metodat; lënda e filozofisë të së drejtës. Ontologjia e së drejtës: nocioni i ontologjisë juridike; nocioni i së drejtës; raporti i së drejtës me zakonet dhe moralin; dy kuptimet (domethëniet e fjalës “e drejta”; E drejta pozitive: Pozitivizmi i së drejtës; e drejta normative; normativizimi së drejtës; idealja e së drejtës; Ekzistimi dhe vlefshmëria e së drejtës; formalizmi i së drejtës. Pikëpamjet reale të së drejtës: Anët reale të së drejtës; faktorët e së drejtës; njeriu dhe e drejta; raporti ndërmjet reales dhe ideales në të drejtën.E drejta objektive: Pikëpamjet kryesore lidhur me të drejtën objektive; pikëpamjet natyrore; pikëpamjet religjioze; pikëpamjet antike; sofistët; Platoni; Aristoteli; Ciceroni Pikëpamjet biologjike; pikëpamjet e mendjes; natyra e sendit; pikëpamjet e Hegelit.
Brendia e të drejtës objektive: nocioni i të drejtës objektive; ana reale e të drejtës objektive; roli i të drejtës objektive; ana ideale e të drejtës objektive; raporti i të drejtës objektive me të drejtën pozitive. Qeniet juridike: nocioni i gënjeve juridike; qeniet kryesore juridike; subjektet juridikë; të drejtat dhe liritë e njeriut; raportet juridike; e drejta subjektive;aktet juridike; martesa; familja; prona. Aksiologjia e së drejtës; nocioni i aksiologjikë të së drejtës; nocioni i vlerës juridike; vlefshmëria e përgjithshme e së drejtës; dhuna juridike; dënimi me vdekje; arsyetimi i dhunes; raporti i së drejtës dhe moralit ndaj dhunës dhe vlerat juridike. Vlerat të cilat në mënyrë më të plot e realizojnë të drejtën: paqja;rendi. Vlerat shoqërore- juridike: drejtësia; nocioni drejtësisë; drejtëshmëria; e vërteta; plotfuqishmëria; liria; dinjiteti njerëzor. Vlerat e pastra juridike: Kreativiteti; siguria; çështja e veprimit sa më të matur për të arritur qëllimin e duhur; vlerat teknike juridike dhe, vlerat kulmore juridike. Gnoseologjia e së drejtës: nocioni i gnoseologjisë të së drejtës; njohja e të drejtës pozitive dhe njohja e të drejtës objektive. Kam kënaqësinë e mësimdhënies të kësaj materie për arsye se studentët në këtë stad të studimit e ndiejnë veten se janë vetvetja, andaj, këtu zhvillojmë materien duke debatuar lidhur me çështjet të cilat shtrohen. Madje mund të kalojnë me orë e orë lidhur me një çështje .E këtu ka çka të debatohet lidhur me mendimet e Platonit, Aristotelit, Kantit, Hegelit,. Kelzenit dhe të tjerëve. Për fat të mirë kjo fushë është e mbuluar me literaturë të bollshme. E tanë materia zhvillohet duke debatuar për temat e programit të çkoqitura një nga një nga ana e studentëve. Pjesa dërmuese nga përvoja e deritashme eshte se kjo mënyrë e punës është produktive – efektive, andaj jam duke e aplikuar edhe me këtë gjeneratë. Literatura: Dr. Radomir Lukiq: Sistem filozofije prava, Beograd, 1995; (Doracak i perzgjedhur nga O. Ismaili); dr.Gustav Radbruh: Filozofija prava,Beograd,1980; Larry May, Uashington University,Nansy E. Snoww, Markuete University; Angela Bolte, Washington University: Legal Philosophy.London, Toronto California.1999; Samuel Enoch Stumpf: Filozofia,historia dhe problemet.Toena,Tiranë,2001; Raina Malnes, Knut Midgaard:Filozofia politike, Prishtinë,2007 Zanaj dr. Fatmir: filozofia e së drejtës, Tiranë, 2012. Prishtinë, 22.09.2014
Prof. dr. Osman Ismaili
UNIVERSITETI I PRISHTINES FAKULTETI JURIDIK PRISHTINE
Lënda: RETORIKA DHE SHPREHJET JURIDIKE Bachelor – lëndë zgjedhore Viti i I – parë, semestri i parë, orë 2 (dy) Kodi i lëndës __________ Vlera në kredi ECTS:_________
Mësimdhënësi: dr.sc. Osman Ismaili, kab. Nr. 34, kati V Adresa e postës elektronike: osmani
[email protected] Konsultimet: dita e marte 12-13, ditë e mërkure 14-15 Qëllimi i lëndës: Qëllimi i lëndës është që t`u ofrojë mundësin studentëve që të zhvillojnë të menduarit juridik dhe natyrisht, të menduarit logjik lidhur me çështjet të cilat debatohen. Pastaj nëpërmjet kësaj lënde studentët aftësohen për të zhvilluar të folurit duke bërë paraqitje dhe kundërshtime lidhur me një temë aktuale: zhvillohet oratoria, retorika dhe natyrisht me këto edhe kritika dhe pranimi i mendimeve – ideve të mira. Metodologjia e mësimdhënies: Kjo lëndë në këtë vit shkollor 2008/2009 është përcaktuar si lëndë zgjedhore dhe në një mënyrë edhe si lëndë eksperimentale pasi që zhvillohet si lëndë do thosha klinike. Të njëjtën e zhvillojmë duke u bazuar kryesisht në aktet e veçanta juridike: Vendimet, aktgjykimet, kontestet konkrete gjyqësore, në çështjet politike e rrjedhat e tjera shoqëroro Politike ekonomike. Andaj duke i zgjedhur rastet edhe zhvillojmë debatin brenda orëve të mësimit. Eshtë për tu habitur sa është i madh interesi i studentëve që ta regjistrojnë këtë lëndë zgjedhore. Në këtë vit kemi shkuar
me një numër relativisht më të vogël për të parë se sa janë mundësit e zhvillimit, ligjërimit të kësaj materie. Pra si literaturë të veçantë dhe specifike nuk kemi, por duke u shërbye me të dhëna konkrete siç u përmend më lart e zhvillojmë materien, përndryshe kemi një tekst amerikan :” THE RHETORIC OF LAW “ nga autorët Austin Sarat and Thomas R. Kearns, botim i 1999 The University of Michigan Press, USA.
Mësimdhënia behët në grupe të vogla dhe është kënaqësi të punohet me ta.
Prishtinë,o2.02.2009
dr.sc. Osman Ismaili, Prof. i rregullt