Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
S
tadet e procedurës penale – procedura penale sipas rregullit, përbëhet prej këtyre stadeve: 1) Procedura penale paraprake (paragjyqësore) që përfshinë fazën e hetimit, të akuzimit dhe të seancës për konfirmimin e aktakuzës 2) Shqyrtimi gjyqësor me marrjen dhe shpalljen e aktgjykimit 3) Procedura sipas mjetit juridik, dhe 4) Ekzekutimi i sanksionit penal Dy stadet e para shërbejnë për procedurën penale në shkallë të parë, stadi i tretë për procedurën penale në shkallë të dytë e nganjëherë edhe në shkallë të tretë, ndërsa stadi i katërt pason pas përfundimit të procedurës penale dhe i takon të drejtës së ekzekutimit të sanksioneve penale. Është me rëndësi të theksohet se e drejta e jonë e procedurës penale njeh tri forma themelore të procedurës penale në shkallë të parë: a) Procedurën e rregullt e cila zhvillohet në gjykatë të qarkut dhe në gjykatë komunale për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi mbi 3 vjet burg b) Procedura e shkurtër sumare e cila zhvillohet në gjykatë komunale për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me gjobë ose me burgim deri 3 vjet c) Procedurën ndaj të miturve, e cila varësisht nga pesha e veprës penale, mund të zhvillohet në gjykatë të qarkut apo në gjykatë komunale.
Autorizimet e policisë – sipas KPP nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, policia ka për detyrë, me vetiniciativë apo me kërkesë të prokurorit publik, të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të gjendet kryerësi i veprës penale, që kryerësi ose ndihmësi i tij të mos ikë a fshihet, të gjejë dhe të ruaj gjurmët e veprës penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si provë, si dhe të mbledhë të gjitha informacionet të cilat mund të përdoren në PP. Për të kryer detyrat të cilat është e ngarkuar, policia mund të kërkojë informacione të nevojshme nga qytetarët; të kryej kontroll të përkohshëm të automjeteve, të udhëtarëve dhe valixheve të tyre; që për kohë të nevojshme të kufizojë lëvizjen në vendin e caktuar; të ndërmarrë masat e nevojshme lidhur me identifikimin e personave dhe sendeve etj.
KALLËZIMI PENAL – veprimtaria e policisë rreth zbulimit të veprës penale, gjetjes së kryerësit të saj dhe sigurimit të provave kurorëzohet me kallëzim penal të cilin ky organ ia bën prokurorit publik kompetent. Në të shënon provat të cilat i ka mësuar në rastin e mbledhjes së njoftimeve. Së bashku me kallëzim penal dërgohen edhe sendet, skicat, fotografitë, raportet e marra etj. Kallëzimi penal i paraqitet prokurorit publik kompetent me shkrim, me mjete teknike të komunikimit ose gojarisht.
www.valonhasani.do.am
-1-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Vendimet e prokurorit publik lidhur me kallëzimin penal - prokurori publik, pasi të pranojë kallëzimin penal, çmon bazueshmërinë e tij dhe varësisht nga situata mund të vendosë: a) E hedhë kallëzimin penal. Nëse nga kallëzimi penal konkludohet se nuk ka të bëjë me vepër penale, ose se ekzistojnë rrethana të cilat përjashtojnë ndjekjen penale, ose vepra penale në fjalë nuk ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokurori publik duhet ta hedh kallëzimin penal me aktvendim. Varësisht nga ajo se kush e ka paraqitur kallëzimin penal, për hedhjen e tij brenda 8 ditësh duhet të njoftohet: i dëmtuari, i cili po ashtu brenda 8 ditësh prej ditës kur është njoftuar mund të paraqitet si paditës subsidar, dhe policia. b) Kërkon informata plotësuese. Nëse prokurori publik nga kallëzimi penal nuk mund të përcaktojë se pretendimet e përfshira në të janë të mundshme, ose të dhënat në kallëzim penal nuk sigurojnë bazë të mjaftueshme për fillimin e hetimit dhe veçanërisht kur kryerësi është i panjohur ose prokurori vetëm ka dëgjuar se është kryer vepra penale, nëse prokurori vetë nuk është në gjendje të ndërmerr këtë, kërkon nga policia gjyqësore të mbledh të dhëna të duhura. Prokurori publik mund të mbledh vetë të dhëna nëpërmjet organeve tjera shtetërore. c) Fillon zbatimin e hetimeve. Kur prokurori publik pas pranimit të kallëzimit penal apo mbledhjes së të dhënave plotësuese formon bindjen se ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi i caktuar ka kryer veprën penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe në rast të tillë duhet të hetohet çështja ai merr aktvendim për fillimin e hetimeve. d) Ngritë aktakuzë. Kur prokurori publik konsideron se informacionet me të cilat ai disponon për veprën penale dhe kryerësin e saj paraqesin bazë të mjaftueshme për ngritje të aktakuzës, ndërsa në rastin kur janë zbatuar hetimet pas përfundimit të hetimit ai ngritë aktakuzën të cilën e dërgon në gjykatë kompetente.
HETIMI – është faza e parë e stadit të parë të procedurës penale (procedurës paraprake). Çështja e zhvillimit të hetimit në të drejtat pozitive është rregulluar në mënyra të ndryshme, kështu që atë diku e zhvillon gjyqtari hetues si subjekt që i takon gjykatës e diku tjetër hetimi është në kompetencë dhe mbikëqyrje të prokurorit publik. Në të drejtën tonë të procedurës panel hetimin e zbaton prokurori publik. Në raste të parashikuara me ligj, policia apo prokurori publik me rastin e ndërmarrjes së ndonjë veprimi hetimor duhet të kërkojë urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjyqtari i procedurës paraprake, në krahasim më ish gjyqtarin hetues, ka kompetenca më të reduktuara por shumë të rëndësishme. Gjyqtari i procedurës paraprake e drejton seancën për konfirmimin e aktakuzës.
www.valonhasani.do.am
-2-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Mbyllja e hetimit – varësisht nga rezultati deri te i cili mund të arrihet me ushtrimin e veprimeve hetimore, hetimi i filluar mund të mbyllet në disa mënyra. Kështu hetimi i filluar mbyllet kur gjatë zbatimit të hetimit konkludohet se s’ka baza ligjore p ër vazhdimin e mëtejmë të procedurës penale për shkak të ekzistimit të pengesave procedurale ose mosekzistimit të supozimeve procedurale për ndjekje të mëtejme, si dhe kur çmohet se është arritur qëllimi i hetimit, d.m.th se në bazë të veprimeve të ndërmarra hetimore konsiderohet se mund të vazhdohet procedura në fazat tjera. Hetimet mund të pezullohen (të ndërpriten)m të pushohen apo të përfundojnë. Pezullimi i hetimit – hetimi mund të pezullohet atëherë kur për zhvillimin e mëtejmë të procedurës penale paraqiten pengesa procedurale. Para se të pezullohet hetimi mblidhen të gjitha provat e mundshme lidhur me veprën penale dhe përgjegjësinë penale të të pandehurit. Nëse pengesa kalon, vazhdohet hetimi. Pezullimin e hetimit e bën prokurori publik me aktvendim në këto raste: a) Kur i pandehuri pas kryerjes së veprës penale vuan nga një çrregullim ose paaftësi e përkohshme mendore ose nga ndonjë sëmundje tjetër e rëndë b) Kur i pandehuri është arratisur ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat përkohësisht e pengojnë ndjekjen me sukses të pandehurit. Pushimi i hetimit – hetimi pushohet me aktvendim të prokurorit publik me ç ’rast, faktikisht, pushon procedura penale në përgjithësi. Hetimi pushohet kurdo që është vërtetuar nga provat e mbledhura se: a) Nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri e ka kryer veprën penale b) Vepra e kryer penale nuk është vepër që ndiqet sipas detyrës zyrtare c) Vepra penale është parashkruar d) Vepra penale është përfshirë me amnisti ose me falje, ose e) Ekzistojnë rrethana të tjera të cilat e përjashtojnë ndjekjen Përfundimi i hetimit – prokurori e përfundon hetimin kur çmon se çështja është sqaruar mjaftë në mënyrë që të ngrihet aktakuza. Mirëpo, nëse hetimi nuk përfundon brenda një periudhe prej 6 muajsh, prokurori publik i paraqet gjyqtarit të procedurës paraprake kërkesë me shkrim për zgjatjen e hetimit. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të autorizojë vazhdimin e hetimit prej 6 muajsh. Për veprat penale ku parashihet dënimi me të paktën 5 vjet burgim dhe një zgjatje prej 6 muajsh. Përfundimisht, Gjykata Supreme e Kosovës, përjashtimisht, mund të autorizojë edhe një vazhdim prej 6 muajsh.
www.valonhasani.do.am
-3-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
AKTAKUZA – është akt formal procedural i cili paraqitet gjykatës nga ana e prokurorit publik ose paditësit subsidar në formë të shkruar, ose përjashtimisht duke e shënuar në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor kur kemi të bëjmë me ndryshimin ose zgjerimin e aktakuzës. Aktakuza duhet të përmbajë elementet vijuese: emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe shënimet personale të tij; të dhënat lidhur me kohën e qëndrimit në paraburgim; nëse ndaj tij është caktuar paraburgimi apo ndonjë masë tjetër alternative e paraburgimit etj. Për propozimin e prokurorit për paraburgimin e të pandehurit apo për lirimin e tij vendos kolegji prej 3 gjyqtarësh brenda 40 orësh nga ngritja e aktakuzës ndërsa kur i pandehuri ndodhet në paraburgim e prokurori nuk ka propozim për paraburgim, kolegji duhet sipas detyrës zyrtare brenda 3 ditëve të vendos nëse duhet vazhduar paraburgimi apo jo. Konfirmimi i aktakuzës – pas pranimit të aktakuzës, gjyqtari i procedurës paraprake, i cili zbaton procedurën për konfirmimin e aktakuzës, verifikon se a është përpiluar aktakuza sipas ligjit. Kur ka vërejtje në përmbajtjen e saj, aktakuzën ia kthen paditësit me rekomandim që brenda afatit prej 3 ditësh ta ndryshoj. Për shkaqe të arsyeshme gjyqtari me propozim të prokurorit këtë afat mund të shtyjë. Mirëpo, nëse paditësi subsidar ose paditësi privat nuk e respektojnë afatin, konsiderohet se kanë hequr dorë nga ndjekja dhe procedura pushohet. Kur gjyqtari çmon se aktakuza është përpiluar sipas ligjit, ai menjëherë cakton seancën për konfirmimin e aktakuzës. Aktakuza i dërgohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij së paku tetë ditë para seancës së konfirmimit. Pasi t’i dorëzohet aktakuza të pandehurit, ai ka tri mundësi veprimi:
a) Të heqë dorë nga shqyrtimi i aktakuzës dhe i provave b) Të heqë dorë nga seanca për konfirmimin e aktakuzës dhe të paraqesë kundërshtim me shkrim kundër aktakuzës ose pranueshmërisë së provës c) Të vazhdohet me seancë për konfirmimin e aktakuzës Seanca për konfirmimin e aktakuzës drejtohet nga gjyqtari i procedurës paraprake.
SHQYRTIMI GJYQËSOR – pasi aktakuza të fitojë formën e prerë, kalohet në stadin e dytë të procedurës penale, në shqyrtimin gjyqësor në të cilin gjykata, pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave duhet të vendos për arsyeshmërinë e aktakuzës. Në shqyrtimin gjyqësor paditësi dhe i akuzuari mund t’i p ërsërisin të cilat kryetari i trupit gjykues nuk i ka miratuar. Në anën tjetër palët dhe i dëmtuari edhe pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor mund të propozojnë prova të reja, ndërsa kryetari i trupit gjykues edhe pa propozimin e palëve gjithashtu mund të urdhërojë mbledhjen e provave të reja për shqyrtim gjyqësor.
www.valonhasani.do.am
-4-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Parakushtet (Supozimet) për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor – rrjedhimisht si parakusht ose supozim përmbajtjen e shqyrtimit gjyqësor paraqitet prania e subjekteve themelor të procedurës penale, dhe parimisht e mbrojtësit. Në këtë drejtim duhet pasur parasysh se për zhvillimin me sukses të shqyrtimit gjyqësor pikësëpari trupi gjykues duhet të jetë në përbërje të rregullt. Pastaj nëse në shqyrtim gjyqësor i cili është caktuar në bazë të aktakuzës së prokurorit publik nuk ka ardhur prokurori publik, shqyrtimi gjyqësor duhet të shtyhet. Mirëpo, nëse në shqyrtim gjyqësor nuk ka ardhur paditësi subsidar ose paditësi privat e as përfaqësuesi i autorizuar i tyre, megjithëse janë thirrur me rregull, trupi gjykues me aktvendim e pushon procedurën.
Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor – për të gjithë veprimtarinë që zhvillohet në shqyrtim gjyqësor përpilohet procesverbali me shkrim i shqyrtimit gjyqësor. Në të shënohet thelbi i rrjedhës së shqyrtimit gjyqësor. Përveç kësaj shqyrtimi gjyqësor mund të regjistrohet në mënyrë auditive ose vizuale ose në mënyrë stenografike. Procesverbalin e nënshkruajnë kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi. Në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor duhet shënuar të dhënat lidhur me trupin gjykues para të cilit mbahet shqyrtimi gjyqësor, personat të cilat marrin pjesë në seancë penale. Në këtë drejtim në hyrje të procesverbalit duhet shënuar gjykata në të cilën mbahet shqyrtimi gjyqësor, vendi dhe koha e seancës, emri dhe mbiemri i kryetarit të trupit gjykues, i anëtarëve të trupit dhe procesmbajtësit, i paditësit, i të akuzuarit dhe i mbrojtësit, i të dëmtuarit dhe përfaqësuesit të tij ligjor ose përfaqësuesit të autorizua etj.
Rrjedha e shqyrtimit gjyqësor – pas përgatitjeve për shqyrtim gjyqësor të kryera nga kryetari i trupit gjykues, ditën kur është caktuar shqyrtimi gjyqësor hapet seanca në të cilën duhet të bëhet zbardhja e gjithanshme dhe e plotë e çështjes penale. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit gjyqësor duhet të analizohen të gjitha faktet për të cilat gjykata konsideron se janë të rëndësishme për gjykim të drejtë. Gjithë veprimtaria e shqyrtimit gjyqësor përmblidhet në: fillimin e shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimin e të akuzuarit lidhur me akuzën, në procedurë provuese dhe në fjalën përfundimtare të palëve.
www.valonhasani.do.am
-5-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit lidhur me akuzën – së pari, kur i akuzuari e ka pranuar aktakuzën në seancë për konfirmimin e aktakuzës dhe atë e bënë edhe tani në shqyrtim gjyqësor dhe trupi gjykues çmon se pranimi është bërë në pajtim me dispozitat e KPP, atëherë anashkalohet prezantimi i provave dhe shkohet direkt në fjalën përfundimtare të palëve; Së dyti, kur i akuzuari, ndonëse në seancë për konfirmimin e aktakuzës e ka pranuar aktakuzën, tani në shqyrtim gjyqësor nuk e pranon atë, kryetari i trupit gjykues mund të shtyjë shqyrtimin gjyqësor për ti thirrur dëshmitarët dhe ekspertët; Së treti, kur i akuzuari në shqyrtim gjyqësor nuk pranon akuzën ose nuk dëshiron të bëjë deklaratë lidhur me të, çka konsiderohet se pretendon pafajësinë, apo kur kryetari i trupit gjykues konsideron se nuk janë plotësuar kërkesat nga neni 315 i KPP për të pranuar pohimin, shqyrtimin gjyqësor vazhdon me prezantimin e provave, ndërsa i akuzuari merret në pyetje në fund të procedurës provuese. Procedura provuese (Prezantimi i Provave) – prezantimi i provave përfshinë argumentimin e të gjitha fakteve që gjykata i konsideron të rëndësishme për një gjykim të saktë dhe të drejtë. Në parim së pari duhet të shqyrtohen provat e propozuara nga paditësi, vazhdohet me provat e propozuara nga mbrojtësi ose i akuzuari dhe, së fund, provat të cilat trupi gjykues ka urdhëruar të mblidhen sipas detyrës zyrtare. Megjithatë, dëshmia e të dënuarit si dëshmitar merret para dëshmive të dëshmitarëve të tjerë. Palët dhe i dëmtuari deri në fund të shqyrtimit gjyqësor mund të propozojë shqyrtimin e fakteve të reja dhe mbledhjen e provave të reja, si dhe mund të përsërisin edhe propozimet të cilat më parë janë realizuar. Fjala përfundimtare e palëve – zhvillohet sipas radhës së përcaktuar me ligj. Së pari e merr fjalën paditësi, pastaj i dëmtuari, mbrojtësi dhe në fund i akuzuari. Personat në fjalën përfundimtare mund tu referohen provave, procedurës, ligjit në fuqi, karakterit dhe sjelljes së dëshmitarëve gjatë procedurës gjyqësore. ------Në fjalën e tij prokurori publik, paraqet vlerësimin përkitazi me provat e prezantuara në shqyrtimin gjyqësor, pastaj paraqet konkluzionet e veta për faktet e rëndësishme për vendim, paraqet dhe e arsyeton mendimin e vet përkitazi me përgjegjësinë penale të të akuzuarit, për dispozitat përkatëse të kodit penal, të cilat, sipas mendimit të tij, duhet të aplikohen në rastin konkret, si dhe ven në pah rrethanat lehtësuese dhe rënduese që duhet pasur parasysh me rastin e caktimit të dënimit. Ndryshimi dhe zgjerimi i akuzës mund të bëhet prej hapjes së shqyrtimit gjyqësor e deri në përfundimin e saj, por më së shpeshti gjatë procedurës provuese. ------Zgjerimi i aktakuzës bëhet kur gjatë shqyrtimit gjyqësor konstatohet se i akuzuari ka kryer edhe vepër tjetër penale. Vepra tjetër mund të jetë vepër e kryer më parë, vepër për të cilën nuk është ditur ose vepër penale e kryer në shqyrtim gjyqësor. Kundër aktakuzës së ndryshuar apo të zgjeruar nuk lejohet procedurë për konfirmimin e aktakuzës. www.valonhasani.do.am
-6-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
------Mbrojtësi në fjalën përfundimtare në bazë të provave të administruara duhet të freskojë dhe t’i potencojë ato të dhëna të cilat i kontribuojnë pozitës së të akuzuarit. Në fjalën e tij ai duhet t’i lidh ë dhe t’i v ë në pah të dhënat të cilat kanë të bëjnë me veprën penale dhe me kryerësin në mënyrë që gjykata të krijojë bindje të plotë dhe të favorshme për faktet. Përndryshe mbrojtësi ka të drejtë t’i heshtë faktet të cilat shkojnë në dëm të të akuzuarit. ------Trupi gjykues edhe pas shqyrtimit gjyqësor e hedh aktakuzën kur: Procedura është zbatuar pa kërkesën e paditësit të autorizuar; ka munguar propozimi për ndjekje i të dënuarit, ose leja e organit publik kompetent apo leja është tërhequr; ekzistojnë rrethana të tjera të cilat përkohësisht e pengojnë ndjekjen.
Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor – si shkaqe të cilat imponojnë nevojën për shtyrje të shqyrtimit gjyqësor paraqitën nevoja për paraqitje të aktakuzës së re, nevoja për përgatitjen e mbrojtje (nëse zgjerohet apo ndryshohet aktakuza), nevoja për mbledhjen e ndonjë prove të re, ose kur gjatë shqyrtimit gjyqësor vërtetohet se te i akuzuari, pas kryerjes së veprës penale është paraqitu çrregullim ose paaftësi mendore e përkohshme ose kur ekzistojnë pengesa të tjera për zbatimin e suksesshëm të shqyrtimit gjyqësor. Për shtyrje të shqyrtimit gjyqësor vendos trupi gjykues me aktvendim me të cilin, sipas mundësisë, caktohet edhe dita kur duhet të vazhdohet shqyrtimi gjyqësor. Aktgjykimi – është vendim gjyqësor i cili merret dhe shpallet në emër të popullit dhe, njëherit, përfaqëson zbatimin e kodit penal në një rast konkret. Nëpërmjet tij zbatohen masat e shtrëngimit shtetëror kundër atyre që është vërtetuar se kane kryer ndonjë vepër penale. Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për çështjen konkrete penale që është zgjidhur me të dhe si i tillë është i detyrueshëm për të gjithë. Dhënia e aktgjykimit është e drejtë ekskluzive e gjykatës. Ai jepet pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor. Vetëm në raste të pakta shqyrtimi gjyqësor i filluar, apo çështja e shtruar në te zgjidhet me aktvendim, si bie fjala kur hedhet akuza sipas nenit 384 të KPP ose kur shqiptohet masa edukuese ndaj të miturit. Llojet e aktgjykimit – në seancën për këshillim dhe votim, varësisht nga situata konkrete, gjykata mund të shqiptojë aktgjykim meritor dhe jomeritor. Aktgjykimi meritor është ai aktgjykim me të cilin çështja kryesore zgjidhet tërësisht. Si aktgjykim meritor konsiderohet aktgjykimi lirues dhe aktgjykimi dënues. Aktgjykimi jo meritor (aktgjykimi formal) është aktgjykimi me të cilin refuzohet akuza. Me këtë lloj aktgjykimi gjykata fare nuk lëshohet në zgjidhjen dhe vendosjen e çështjes kryesore për të cilën është filluar procedura, por për arsye se në rastin konkret është paraqitur ndonjë pengesë, gjykata jep aktgjykim me të cilin refuzohet akuza. Një aktgjykim njëkohësisht nuk mund të jetë edhe aktgjykim meritor edhe aktgjykim formal, sikurse nuk mund njëkohësisht për të njëjtën vepër ndaj të njëjtit kryerës të jepet edhe aktgjykimi lirues edhe ai me të cilin shpallet fajtor. www.valonhasani.do.am
-7-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Aktgjykimi refuzues – ose formal e jep gjykata kur në rrugë për zgjidhjen e çështjes kryesore paraqitet ndonjë pengesë procedurale. Më këtë lloj aktgjykimi çështja kryesore mbetet e pazgjidhur. Sipas nenit 389 të KPP aktgjykimin me të cilin refuzohet akuza gjykata e merr: 1. Kur paditësi është tërhequr nga akuza nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor 2. Kur i dëmtuari tërhiqet nga propozimi për ndjekje 3. Kur i akuzuari për të njëjtë vepër penale është dënuar me vendim të formës së prerë, ose është liruar nga akuza, ose procedura kundër tij është pushuar me aktvendim të formës së prerë. Këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturën res iudicata-çështje e gjykuar. 4. Kur vepra penale është parashkruar ose vepra përfshihet me amnisti ose falje, ose kur ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë ndjekjen penale. Aktgjykimi lirues (Liberator) – aktgjykimi lirues si aktgjykim meritor gjykata e jep kur në procedurë të zhvilluar ligjërisht konstaton se: 1. Vepra më të cilën i akuzuari nuk përbën vepër penale 2. Ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale 3. Nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, me c’rast gjithashtu duhet t ë jepet aktgjykimi lirues. Aktgjykimin lirues duhet dalluar nga lirimi nga dënimi sipas KPK, sepse me rastin e zbatimit të institutit të lirimit nga dënimi i akuzuari shpallet fajtor me aktgjykimin dënues, por lirohet nga dënimi. Aktgjykimi dënues (Kondëmnator) – po qe se pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, në seancë për këshillim dhe votim gjykata gjen se ekzistojnë prova të mjaftuara në bazë të cilat pa mëdyshje provohet fajësia e të akuzuarit për kryerjen e veprës penale për të cilën është akuzuar, merr aktgjykimin me të cilin të akuzuarin e shpall fjator. Sipas nenit 391 me diapozitiv të aktgjykimit dënues duhet të zgjidhen cështjet vijuese duke përcaktuar: 1. Se për cilën vepër penale shpallet fajtor, me shënimin e fakteve dhe të rrethanave që e përbëjnë figurën e veprës penale si dhe të atyre nga të cilat varet aplikimi i dispozitës së caktuar të kodit penal. 2. Emërtimin ligjor të veprës penale dhe dispozitat e ligjit penal të zbatuara gjatë marrjes së aktgjykimit 3. Dënimin e shqiptuar të akuzuarit duke përfshirë dënimin alternativ nga neni 41 i KPK si dhe faktin se dënohet ose sipas dispozitave të kodit penal lirohet nga dënimi. 4. Urdhrin për shqiptimin e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitimin e kryerësve të varur nga droga ose alkooli ose për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale 5. Vendimin për llogaritjen e paraburgimit ose dënimin e mëparshëm të mbajtur www.valonhasani.do.am
-8-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
6. Vendimin për shpenzimet e procedurës penale, për kërkesën pasurore juridike si dhe përcaktimin se a duhet shpallur aktgjykimin e formës së prerë në shtyp, radio e televizion.
Shpallja e aktgjykimit – bëhet në emër të popullit. Shpalljen e bën kryetari i trupit gjykues në praninë e palëve dhe të pjesëmarrësve tjerë duke lexuar publikisht diapozitivin dhe duke komunikuar shkurtimisht arsyet e aktgjykimit. Përpilimi i aktgjykimit – me shpalljen e aktgjykimit përfundon aktiviteti rreth çështjes penale konkrete. Aktgjykimi i shpallur duhet të përpilohet me shkrim dhe t’u dorëzohet palëve. Sipas n.395 kryetari i trupit gjykues duhet të përpilojë me shkrim aktgjykimin brenda afatit prej 15 ditësh nga momenti i shpalljes kur i akuzuari gjendet në paraburgim, ndërsa brenda 30 ditësh në raste të tjera. Nëse aktgjykimi nuk përpilohet brenda këtyre afateve, kryetari i trupit gjykues ndërmerr masat e nevojshme në mënyrë që aktgjykimi të përpilohet brenda 30 ditësh nga shpallja e tij kur i akuzuari gjendet në paraburgim ose brenda 45 ditësh në raste të tjera. Aktgjykimin e nënshkruajnë kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi. Mirëpo, kur aktgjykimin e ka marrë trupi i madh gjykues, gjyqtari profesional i dytë gjithashtu e nënshkruan atë. ------Aktgjykimi përbëhet prej tri pjesëve: hyrjes, diapozitivit dhe arsyetimit. Hyrja e aktgjykimit përfshin: shënimin se aktgjykimi jepet në emër të popullit, emërtimin e gjykatës, emrin dhe mbiemrin e kryetarit dhe anëtarëve të trupit gjykues dhe të procesmbajtësit, emrin dhe mbiemrin e të akuzuarit, veprën penale për të cilën është akuzuar dhe a ka qenë i pranishëm në shqyrtimin gjyqësor, ditën e shqyrtimit dhe a ka qenë seanca me dyer të hapura, emrin dhe mbiemrin e paditësit, mbrojtësit, të përfaqësuesit ligjor dhe të përfaqësuesit të autorizuar, të cilët kanë qenë të panishëm në shqyrtim gjyqësor dhe ditën e shpalljes së aktgjykimit Diapozitivi i aktgjykimit paraqet pjesën qendrore të aktgjykimit. Në të përmblidhet gjithë rezultati i procesit të gjykimit. Me rastin e përpilimit me shkrim të aktgjykimit gjykata duhet të mbështetet në diapozitivin e aktgjykimit të shënuar në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor, i cili paraqitet si origjinal për sa i përket kësaj pjese të aktgjykimit. Andaj me rastin e përpilimit të aktgjykimit me shkrim, diapozitivi pa kurrfarë ndryshimesh bartet në kopjet e aktgjykimit të cilat duhet t’u dërgohen pal ëve. Arsyetimi i aktgjykimit përmban arsyet për çdo pikë të aktgjykimit. Rrjedhimisht gjendja e vërtetuar në diapozitiv të aktgjykimit patjetër duhet të arsyetohet duke e parashtruar procesin logjik nëpërmjet të të cilit është arritur deri të bindja e caktuar. Në këtë drejtim gjykata paraqet qartë se cilat fakte dhe për çfarë arsye ato i merr si të provuara ose të paprovuara, duke dhënë me këtë rast veçanërisht vlerësimin e saktësisë së provave kontradiktore, për cilat arsye nuk i ka provuar disa propozime të palëve, nga cilat shkaqe është udhëhequr me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike, e sidomos kur përcaktohet se a ekziston vepra penale dhe përgjegjësia penale e të akuzuarit, dhe me rastin e aplikimit të dispozitave të caktuara të kodit penal kundrejt të akuzuarit dhe veprës së tij. www.valonhasani.do.am
-9-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
MJETET JURIDIKE – janë veprime procedurale, me të cilat palët dhe personat e tjerë të autorizuar në procedurë, e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo të drejtë dhe jo të ligjshëm dhe kërkojnë që gjykata e mjetit juridik, pasi të vërtetojë bazueshmërinë e thënieve të tyre, të ndryshojë ose ta prishë atë me vendim të vet. Në procedurën penale është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet mjetit juridik në kuptimin e gjerë dhe mjetit juridik në kuptimin e ngushtë. Mjetet juridike në kuptimin e gjerë përfshinë, përveç mjeteve juridike në kuptimin e ngushtë edhe kërkesa të tjera të lejuara me ligj (p.sh kundërshtimi i aktakuzës, ankimi, lutja për kthimin në gjendjen e mëparme etj). Mjet juridik në kuptimin e ngushtë konsiderohen të gjitha mjetet juridike me të cilat atakohet vendimi gjyqësor. Mjetet juridike në kuptimin e ngushtë mund të radhiten sipas kritereve të ndryshme. Ato ndahen në mjete të rregullta dhe jo të rregullta juridike. Mjeti i rregullt juridik ushtrohet kundër vendimit i cili ende nuk e ka fituar formën e prerë
dhe si i tillë e pengon arritjen e formës së prerë, derisa gjykata e shkallës së dytë (në disa raste edhe ajo e shkallës së tretë) të merr vendim lidhur me të. Mjetet jo të rregullta juridike përdoren kundër vendimeve të cilat kanë fituar formën e prerë. Rrjedhimisht kundër të njëjtit vendim në të njëjtën kohë nuk mund të paraqitet edhe mjeti i rregullt edhe mjeti juridik i jashtëzakonshëm. Si mjet i rregullt juridik konsiderohet ankesa kundër aktgjykimit dhe ankesa kundër aktvendimit, kurse mjet i jashtëzakonshëm juridik kërkesa për rishikimin e procedurës penale, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë. Mandej, mjetet juridike ndahen në mjete evolutive dhe jo evolutive. Karakteri evolutiv i mjetit juridik donë të thotë se lidhur me mjetin juridik të paraqitur duhet të vendosë gjykata e rangut më të lartë nga ajo qe e ka dhënë vendimin i cili sulmohet. Ekziston edhe ndarja në mjete juridike suspenzive dhe jo suspenzive. Mjetet juridike kanë karakter suspenziv kur e pezullojnë (ndalin) ekzekutimin e vendimit gjyqësor, kurse u mungon kjo karakteristikë kur ato nuk ndalin ekzekutimin e vendimit. Ankesa kundër aktgjykimit gjithëherë ka karakter suspenziv, kurse ankesa kundër aktvendimit, parimisht e ka këtë karakteristikë, por te disa aktvendime ankesa nuk ka karakter suspenziv (ankesa kundër aktvendimit mbi paraburgimin, mbi marrjen e lejes se udhëtimit etj.). mjetet e jashtëzakonshme nuk kanë karakter suspenziv, edhe pse, sipas rrethanave të rastit konkret, gjykata mund të vendos pezullimin e ekzekutimit të vendimit derisa të përfundojë procedura lidhur me atë mjet juridik.
www.valonhasani.do.am
-10-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
MJETET E RREGULLTA JURIDIKE Ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së parë – gjykimi në shkallë të dytë mund të iniciohet me ankesë po qe se subjekti i ankesës konsideron se me aktgjykim është bërë ndonjë gabim i natyrës faktike ose juridike. Ankesa si mjet juridik i rregullt, evolutiv dhe suspenziv mund të sulmojë aktgjykimin në të gjitha pikat e tij, pa marrë parasysh a është fjala për gabim faktik apo juridik. Kundër aktgjykimit të shkallës së parë personat e autorizuar mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej 15 ditësh nda dita e dërgimit të kopjes së aktgjykimit. Personat e autorizuar për paraqitjen e ankesës – sipas KP ankesë mund të paraqesin palët, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit dhe i dëmtuari. I dëmtuari mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale: për veprat penale kundër jetës dhe trupit, për veprat penale kundër integritetit seksual, për veprat penale kundër trafikut publik si dhe për shpenzimet e procedurës penale. Përmbajtja e ankesës – forma e ankesës është e përcaktuar me ligj. Sipas ligjit ankesa duhet të përfshijë: 1. Të dhënat për aktgjykimin i cili ankimohet 2. Arsyet (bazën) e animimit të aktgjykimit 3. Arsyetimin e ankesës 4. Propozimin për prishje të tërësishme ose të pjesërishme të aktgjykimit ose për ndryshimin e tij dhe 5. Nënshkrimin e ankuesit Bazat e ushtrimit të ankesës - sipas nenit 402 aktgjykimi mund të ankimohet për shkak të : a) shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale; b) të shkeljes së kodit penal; c) të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike; d) të vendimit mbi sanksionin penal sekuestrimit të dobisë pasurore, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesave pasurore juridike si dhe për shkak të cendimit mbi shpalljen e aktgjykimit nëpërmjet shtypit radios ose televizionit.
www.valonhasani.do.am
-11-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
----Shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale – të gjitha shkeljet e dispozitave të procedurës penale të cilat mund t’i b ëjë gjykata e shkallës së parë, e që parashihen si bazë për ankesë ndahen në shkelje absolute dhe relative. Nëse gjykata e shkallës së dytë, duke vendosur lidhur me ankesë, konstaton se ekziston shkelja absolute e KPP, ajo duhet ta prishë ose ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë pa u lëshuar në trajtimin se a është aktgjykimi i drejtë apo jo. Derisa shkeljet absolute mjafton që gjykata të konstatojë se ekziston shkelje absolute dhe në rast të tillë e prish ose e ndryshon aktgjykimin, të shkeljet relative duhet që, krahas vërtetimit se a ekziston shkelja, të konstatohet edhe sa ka ndikuar ajo shkelje që aktgjykimi të jetë jo i drejtë. Nëse gjykata vjen në përfundim se shkelja nuk është shkelje esenciale, atëherë nuk e prish aktgjykimin. ----Shkeljet e ligjit penal – grupin e dytë të bazave për ankesë e përbëjnë shkeljet e kodit penal ose të ndonjë dispozite tjetër penale të cilat kanë të bëjnë me moszbatimin ose zbatimin e gabuar të ndonjë dispozite lidhur me ekzistimin e veprës penale, me përgjegjësinë penale ose me sanksionin penal. Sipas nenit 404 shkelja e kodit penal ekziston nëse është cenuar kodi penal në cështjen: a) nëse vepra për të cilën i akuzuari ndiqet është vepër penale; b) nëse ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale; c) nëse ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale; d) nëse lidhur me veprën penale e cila është objekt i akuzës, është aplikuar ligji i cili nuk mund të aplikohet; e) nëse në marrje të vendimit për dënim, dënim alternativ, vërejtje gjyqësore ose në marrjen e vendimit për masën e trajtimit të detyrueshëm për rehabilitim apo për konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër penale gjykata ka tejkaluar kompetencat ligjore; f) nëse janë shkelur dispozitat mbi llogaritjen e paraburgimit dhe dënimit të mbajtur. ----Vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike – ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt vendimtarë apo kur përmbajtja e dokumentit, procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të incizimit teknik vënë në pikëpyetje saktësinë ose besnikërinë e vërtetimit të fakteve të rëndësishme. Vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt vendimtarë. ----Atakimi i aktgjykimit të shkallës së parë për shkak të vendimit mbi sanksionin penal – aktgjykimi mund të atakohet për shkak të vendimit mbi dënimin, dhe vërejtjen gjyqësore po qe se me atë vendim nuk është tejkaluar autorizimi ligjor që e ka gjykata përkitazi me minimumin dhe maksimumin e dënimit, por me rastin e individualizimit të sanksionit, duke i pasur parasysh rrethanat të cilat ndikojnë që dënimi të jetë më i vogël ose më i madh dhe për shkak se gjykata ka aplikuar ose nuk ka aplikuar dispozitat për zbutjen e dënimit, për lirimin nga dënimi ose për vërejtjen gjyqësore megjithëse për një gjë të tillë kanë ekzistuar kushtet ligjore, gjykata nuk e ka peshuar mirë dënimin. www.valonhasani.do.am
-12-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
PROCEDURA LIDHUR ME ANKESËN KUNDËR AKTGJYKIMIT TË SHKALLËS I Ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë paraqitet nga një subjekt i autorizuar për ankesë në afat ligjor prej 15 ditësh në kopje të mjaftueshme. Gjithë veprimtaria lidhur me ankesë zhvillohet në dy pjesë, në gjykatë të shkallës së parë dhe në gjykatë të shkallës së dytë. Procedura lidhur me ankesë në gjykatën e shkallës së parë – ankesa i paraqitet gjykatës së shkallës së parë për gjykatën e shkallës së dytë në kopje të mjaftueshe për gjykatën dhe për palën kundërshtare. Në gjykatë të shkallës së parë ankesën e pranon kryetari i trupit gjykues i cili ka dhënë aktgjykimin. Ai, sipas ligjit e kontrollon ankesën a është e afatshme, a është paraqitur nga personi i autorizuar dhe a i përmbush elementet sipas të cilave mund të vendoset lidhur me të. Nëse konstaton se ankesa është e pa afatshme ose është paraqitur nga personi i autorizuar, pa u lëshuar në shqyrtimin e bazueshmërisë së saj, me aktvendim e hedh atë. Kundër aktvendimit të kryetarit të trupit gjykues të shkallës së parë me të cilin hedhet ankesa lejohet ankesa në gjykatë të shkallës së dytë. Ankesën e afatshme, të lejuar dhe të plotë kryetari i trupit gjykues ia dërgon palës kundërshtare, e cila në afat prej 8 ditësh ka të drejtë të paraqes përgjigje në ankesë. Procedura lidhur me ankesë në gjykatë të shkallës së dytë – kur ankesa së bashku me shkresat e lënës arrin në gjykatë të shkallës së dytë edhe kryetari i kolegjit ankimor shikon se a është ankesa e afatshme dhe e lejuar. Nëse nuk ka vend për hedhjen e ankesës, atëherë e cakton gjyqtarin raportues. Gjyqtari raportues ka për detyrë të studiojë lëndën, veçanërisht parashtrimet e ankuesit. Kufijtë e shqyrtimit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë të atakuar me ankesë – pasi ta pranojë ankesën gjykata e shkallës së dytë së pari duhet të shqyrtojë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë në të gjitha pikat e atakuara me ankesë, por gjithmonë sipas detyrës zyrtare duhet të shikojë nëse: a) ekziston shkelje absolute e dispozitave të KPP b) në kundërshtim me KPP është mbajt shqyrtimi gjyqësor në mungesë të akuzuarit c) në çështjen e mbrojtjes së domosdoshme është mbajtur shqyrtimi gjyqësor pa praninë e mbrojtësit; dhe d) është shkelë kodi penal në dëm të të akuzuarit Vendimet e gjykatës së shkallës së dytë lidhur me ankesë – varësisht nga situata gjykata mund të merr vendimet vijuese: a) e hedh ankesën si të pa afatshme ose të palejuar b) e refuzon ankesën si të pa bazë dhe e vërteton aktgjykimin e shkallës së parë c) e prish aktgjykimin dhe çështjen ia kthen gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe venim; dhe www.valonhasani.do.am
-13-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
d) e ndryshon aktgjykimin e shkallës së parë Për të gjitha ankesat e paraqitura kundër të njëjtit aktgjykim gjykata e shkallës së dytë vendosë me një vendim (me aktvendim ose me aktgjykim). Gjykata me aktvendim e hedh ankesën kur gjen se ajo është paraqitur jashtë afatit ose nga personi jo i autorizuar ose personi i cili ka heqë dorë ose është tërheqë nga ankesa ose ankesa nuk është e lejuar. Gjykata po ashtu vendosë me aktvendim kur e aprovon ankesën dhe e prish aktgjykimin. Gjykata e shkallës së dytë me aktgjykim refuzon kërkesën si të pabazë dhe e vërteton aktgjykimin e shkallës së parë kur konstaton se nuk qëndrojnë pretendimet e ankesës as që ekzistojnë të meta sipas të cilave gjykata vepron ex officio. Vendimi i gjykatës së shkallës së dytë nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e kolegjit.
Rigjykimi – kur gjykata e shkallës së dytë duke vendosur lidhur me ankesën ose kryesisht e prish aktgjykimin e shkallës së parë, të gjitha shkresat e lëndës ia kthen gjykatës së shkallës së parë për gjykim të serishëm. Mirëpo me rëndësi është të theksohet se pas zbatimit të veprimeve procedurale të sugjeruara nga gjykata e shkallës së dytë, gjykata e shkallës së parë merr aktgjykim në mënyrë të pavarur. Beneficium Cohaesionis dhe Reformatio In Peius – Beneficium Cohaesionis (beneficioni i bashkëngjitjes) është një beneficion të cilin e hasim në procedurë penale përkitazi me mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Esenca e këtij beneficioni është se gjykata është e detyruar që përshtatshmëritë për të cilat ka konstatuar se ekzistojnë për të pandehurin i cili ka përdorur mjetin juridik, t’i zbatoj ë edhe ndaj të pandehurve tjerë dhe pse ata nuk kanë paraqitu mjet juridik ose jo në atë drejtim. Ndalimi Reformation In Peius – moskeqësimi i pozitës së të pandehurit është një institut procedural i cili shkon në favor të të akuzuarit. Ky institut zbatohet në procedurën tonë penale. Sipas tij, kur është paraqitur ankesa vetëm në dobi të akuzuarit, aktgjykimi nuk guxon të ndryshojë në dëm të tij. Ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së dytë – me marrjen e aktgjykimit të shkallës së dytë sipas rregullit, çështja penale konsiderohet çështje e gjykuar – res iudicata, sepse aktgjykimi fiton formën e prerë. Megjithatë në disa raste të caktuara KPP lejon mundësinë e trishkallshmërisë, apo mundësinë e paraqitjes së ankesës kundër aktgjykimit të shkallës së dytë. Në të vërtetë ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, sipas KPP, mund të paraqitet në rastet vijuese kur: a) gjykata e shkallës së dytë e ka shqiptuar dënimin me burgim afatgjatë, ose vërteton aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, me të cilin është shqiptuar dënimi i tillë; b) gjykata e shkallës së dytë në shqyrtim të mbajtur ka vërtetuar gjendje faktike tjetër nga ajo e gjykatës së shkallës së parë dhe aktgjykimin e bazon në gjendjen e tillë faktike të vërtetuar
www.valonhasani.do.am
-14-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
c) GJ.II ndryshon aktgjykimin e GJ.I me të cilin i akuzuari është liruar nga akuza dhe ka dhënë aktgjykimin me të cilin i akuzuari shpallet fajtor.
Ankesa në aktvendim – derisa kundër aktgjykimit të shkallës së parë ekziston mundësia e ankimit pa përjashtim, kundër aktvendimit ankesa është, parimisht, e lejuar nëse me ligj nuk është caktuar ndryshe. Në KPP ekzistojnë disa grupe aktvendimesh te të cilat mundësia e atakimit me ankesë është rregulluar në mënyrë të ndryshme. Rrjedhimisht në grupin e parë bëjnë pjesë aktvendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake si dhe aktvendime të tjera të gjykatës së shkallës së parë kundër të cilave ekziston e drejta në ankesë, me përjashtim kur me dispozita të KPP shprehimisht nuk lejohet ankesë e tillë p.sh aktvendimi mbi bashkimin e procedurës. Në grupin e dytë bëjnë pjesë aktvendimet e kolegjit të përbërë prej 3 gjyqtarësh kundër të cilave nuk lejohet ankesë në procedurë paraprake, me përjashtim të rasteve kur KPP parasheh ndryshe. Si shembull kur përjashtimisht lejohet ankesë kundër aktvendimit të kolegjit mund të merret aktvendimi mbi vazhdimin e paraburgimit. Grupin e tretë e përbëjnë aktvendimet të cilat merren me rastin e përgatitjes së shqyrtimit gjyqësor dhe aktgjykimit kundër të cilave nuk mund të ushtrohet ankesë e posaçme po mund të atakohen vetëm me ankesë kundër aktgjykimit, përveç kur KPP parasheh ndryshe. Si shembull aktvendimi mbi përjashtimin e publicitetit.
MJETET E JASHTËZAKONSHME JURIDIKE Vendimi gjyqësor i formës së prerë, sipas rregullit, është definitiv dhe i pandryshueshëm. KPP përjashtimitsht lejon mundësinë e atakimit të aktgjykimit të formës së prerë me mjete të jashtëzakonshme juridike. Atakimi i aktgjykimit me mjet të jashtëzakonshëm juridik mund të bëhet për shkak të lajthimeve të natyrës faktike apo gabimeve juridike. Me përjashtim të rasteve sipas nenit 442 i KPP, vendimi gjyqësor i formës së prerë mund të ndryshohet me mjete të jashtëzakonshme juridike vetëm në favo të personi të dënuar. Mjete të jashtëzakonshme juridike janë: 1. Rishikimi i procedurës penale, 2. Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, 3. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë .
Rishikimi i procedurës penale – kërkesa për rishikim të procedurës penale mund të paraqitet kundër aktvendimit me të cilin mund të pushohet procedura penale ose kundër aktgjykimit nëse tregohet gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë jo të drejtë, e kjo argumentohet me fakte dhe me prova të reja për të cilat gjykata nuk ka ditur se ekzistojnë ose ato janë paraqitur më vonë. Në situatë të tillë lejohet rishikimi i procedurës penale. KPP njeh disa variante të rishikimit të procedurës penale. Kështu dallohet format vijuese të rishikimit: 1. vazhdimi i procedurës penale, 2. rishikimi jo i drejtë i procedurë penale dhe www.valonhasani.do.am
-15-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
3. rishikimi i drejtë i procedurës penale.
www.valonhasani.do.am
-16-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Vazhdimi i procedurës penale - procedura penale e pushuar me aktvendimi për shkak të ekzistimit të pengesave procedurale të cilat sjellin deri të hedhja e akuzës në seance për konfirmimin e aktakuzës ose në shqyrtimin gjyqësor mund të vazhdohet posa të eliminohen ato pengesa Rishikimi jo i drejtë i procedurës penale – KPP parasheh mundësinë e ndryshimit të aktgjykimit pa përsëritje të procedurës penale në rastet vijuese: 1. kur në dy ose më shumë aktgjykime kundër të njëjtit person janë shqiptuar shumë dënime në formë të prerë e nuk janë aplikuar dispozitat mbi caktimin e dënimit unik për vepra penale në bashkim 2. kur me rastin e shqiptimit të dënimit unik sipas dispozitave për vepra penale në bashkim, është përfshirë edhe dënimi i cili, sipas dispozitave mbi dënimin unik, është përfshirë në dënim e shqiptuar në ndonjë aktgjykim të mëparshëm. 3. Kur aktgjykimi i formës së prerë, me të cilin për disa vepra penale është shqiptuar një dënim unik, nuk mund të ekzekutohet në një pjesë për shkak të amnistisë, faljes ose shkaqe të tjera. Rishikimi i drejtë i procedurës penale – vjen në shprehje kur procedura penale, pa i llogaritur rastet e theksuara të vazhdimit të procedurës penale, është përfunduar me aktvendim të formës së prerë. Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mund të rishikohet : 1. Kur provohet se aktgjykimi është bazuar në dokument të falsifikuar 2. Kur provohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale të kryer nga gjyqtari, gjyqtari laik ose personi që ka ushtruar veprimet hetimore 3. Kur zbulohen faktet e reja ose prezantohen prova të reja të cila vetë ose së bashku me provat e mëparshme janë të përshtatshme të arsyetojnë lirimin e personit të dënuar ose dënimin e tij sipas ndonjë dispozite më të butë 4. Kur një person për të njejtën vepër penale është gjykuar disa herë ose kur disa persona janë gjykuar për vepër penale të njejtë të cilën ka mund ta kryejë vetëm një person ose disa prej tyre 5. Kur në rastin e gjykimit për veprat penale të vazhduar ose veprave tjera penale të cilat sipa ligjit janë përfshirë disa vepra të njëjta ose të ndryshme, zbulohen fakte të reja ose paraqiten prova të reja
Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit – me këtë kërkesë kërkohet që aktgjykimi i formës së prerë të ndryshohet për sa i përket vendimit lidhur me dënimin. Këtë kërkesë e paraqesin personat e autorizuar nëse pas formës së prerë të aktgjykimit, ose kanë ekzistuar po gjykata për to nuk ka ditur, kurse ato dukshëm do të ndikonin në dënim www.valonhasani.do.am
-17-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
më të ultë. Kjo kërkesë nuk ka karakter suspenziv. Për këtë kërkesë vendosë Gjykata Supreme e Kosovës.
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë – gjithashtu paraqitet kundër vendimeve gjyqësore të formës së prerë, ose kundër procedurës gjyqësore që u ka paraprirë këtyre vendimeve të formës së prerë kur pretendohet se me te është shkelur ligji. Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë mund ta paraqes prokurori publik i Kosovës, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Për këtë kërkesë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të kolegjit. Me rastin e vendosjes lidhur me kërkesën gjykata kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon, si dhe duhet t’i
ketë parasysh favoret ndaj të pandehurit që dalin nga beneficium cohaesinis dhe reformatio in peius. Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është e bazuar, merr aktgjykim me të cilin, duke pasur parasysh natyrën e shkeljes, e ndryshon vendimin e formës së prerë; në tërësi ose pjesërisht e prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së lartë; ose vetëm vendimin e gjykatës më të lartë dhe ia kthen lëndën gjykatës së shkallës së parë ose gjykatës më të lartë për vendim të ri ose gjykim të ri; ose kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit.
PROCEDURA E SHKURTËR, DHËNIA E URDHËRIT NDËSHKIMOR DHE SHQIPTMI I VËREJTJES GJYQËSORE Në gjykatën komunale zhvillohen dy lloje procedurash: procedura e rregullt për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim mbi 3 vjet deri në 5 vjet dhe procedura sumare – procedura e shkurtër e cila zhvillohet për vepra penale për të cilat si dënim kryesor është paraparë dënimi me gjobë ose burgim deri në tre vjet.
Procedura e rregullt në gjykatë komunale – kur në gjykatë komunale zhvillohet procedurë penale për vepra penale për të cilat mund të shqiptohet dënimi me burgim mbi 3 vjet, me pak përjashtime, zbatohet procedura e rregullt e cila zbatohet në gjykatë të qarkut, çka për një çështje penale konkrete nënkupton mundësinë e zbatimit të hetimit, ngritjen e aktakuzës dhe kontrollimin e saj në seancë për konfirmimin e aktakuzës si dhe kalimin e çështjes nëpër stadet tjera të procedurës penale. Ndryshimet të cilat i parasheh KPP në këtë drejtim kanë të bëjnë me paraburgimin dhe ndjekjen e drejtpërdrejtë. Kështu: a) Paraburgimi gjatë zhvillimit të hetimit për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi mbi 3 vjet burgim deri në 5 vjet mund të caktohet sipas të gjitha bazave për paraburgim që i parasheh KPP
www.valonhasani.do.am
-18-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
b) Prokurori publik mund ta ngrish aktakuzën pa zbatimin e hetimeve kur konsideron se informacionet me të cilat ai disponon për veprën penale dhe kryerësin e saj paraqesin bazë të mjaftueshme për ngritjen e saj.
Procedura SUMARE – veçoritë e procedurës sumare kanë të bëjnë me fillimin e procedurës penale dhe me vet zhvillimin e shqyrtimit gjyqësor. Disa veçori, që në të vërtetë paraqesin zgjidhje të reja të KPP, kanë të bëjnë me mundësinë e pezullimit, pushimit ose shmangies nga ndjekja penale, ndërsa disa të tjera për zgjidhje të disa çështjeve penale mundësojnë zbatimin e procedurës për ndërmjetësim apo procedurës për dhënien e urdhrit ndëshkimor pa mbajtur shqyrtimin gjyqësor. Fillimi i procedurës sumare – procedura penale vihet në lëvizje në bazë të propozimakuzës të prokurorit publik apo të paditësit subsidar ose në bazë të padisë private të paditësit privat. Prokurori publik mund të paraqes propozimakuzë në bazë të kallëzimit penal pa zbatuar hetimet. Në procedurë sumare nuk ka procedurë për konfirmimin e aktakuzës. Procedura për ndërmjetësim – KPP parasheh mundësinë e zbatimit të procedurës së ndërmjetësimit. Prokurori publik mund ta dërgoj kallëzimin penal për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me gjobë apo dënimi deri në 3 vjet burg për ndërmjetësim. Ndërmjetësi duhet të pranojë çështjen e dërguar nga prokurori dhe të përpiqet që brenda tre muajve të arrijë marrëveshjen e palëve. Me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjetësi duhet të kujdeset që përmbajtja e marrëveshjes të jetë në proporcion me seriozitetin dhe pasojat e veprës. Varësisht nga rezultati i arritur në marrëveshje prokurori publik e hedh kallëzimin penal apo e paraqet propozimakuzën. Zhvillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe marrja e aktgjykimit – shqyrtimin gjyqësor në procedurë sumare e zbaton gjyqtari i vetëm, i cili ka autorizimet që sipas KPP i ka kryetari i trupit gjykues. Shqyrtimi gjyqësor mbahet në selinë e gjykatës. Aktgjykimin e shpall gjykata me arsyet esenciale menjëherë dhe, në afat prej 15 ditësh duhet të përpiloj me shkrim dhe t’ua dërgoj pal ëve. Ankesë mund të paraqitet brenda afatit 8 ditor.
www.valonhasani.do.am
-19-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Procedura për dhënien e urdhrit ndëshkimor – Në këtë procedurë nuk mund të shqiptohet dënimi me burgim. Për veprat penale për të cilat parashikohet dënimi me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet, për të cilat prokurori publik është informuar në bazë të provave të besueshme nga kallëzimi penal, mund të kërkojë në propozimakuzë që gjykata të jep urdhër ndëshkimor në të cilin i akuzuari do t’i shqiptoj d ënim përkatës pa e mbajtur shqyrtimin gjyqësor. Prokurori publik mund të kërkojë shqiptimin e një ose më shumë dënimeve ose masave vijuese: dënimin me gjobë, ndalimin e drejtimit të automjetit, urdhrin për publikim të aktgjykimit, konfiskimin e sendit, vërejtjen gjyqësore ose konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale. Gjyqtari individual e hedh kërkesën e prokurorit publik për dhënien e urdhrit ndëshkimor kur ka elemente për hedhjen e akuzës sipas KPP ose kur është fjala për vepër penale për të cilën kërkesa e tillë nuk mund të bëhet ose kur prokurori publik ka kërkuar shqiptimin e dënimit i cili sipas ligjit nuk është i lejueshëm. Kolegji prej 3 gjyqtarësh në afat prej 48 orësh vendos për ankesën e prokurorit publik kundër aktvendimit mbi hedhjen e kërkesës. Kur gjyqtari individual çmon se të dhënat në propozimakuzë nuk afrojnë bazë të mjaftueshme për dhënien e urdhrit ndëshkimor ose se nga të dhënat e tilla mund të pritet shqiptimi i ndonjë dënimi tjetër nga ai që e ka propozuar prokurori publik, pasi të pranojë propozimakuzën cakton shqyrtimin gjyqësor dhe në të thërret personat sipas KPP. Në rast të tillë të pandehurit i dërgohet thirrje vetëm kopja e propozimakuzës, pa kërkesë të prokurorit publik për dhënien e urdhrit ndëshkimor. Kur gjyqtari individual pajtohet me kërkesë, jep urdhrin ndëshkimor me aktgjykim. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim kundër aktgjykimit më të cilin është dhënë urdhri ndëshkimor në afat prej 8 ditësh nga marrja e aktgjykimit. Shqyrtimi i vërejtjes gjyqësore – Kodi penal i Kosovës e njeh vërejtjen gjyqësore si një sanksion të llojit të posacëm e cila mund të shqiptohet ndaj kryerësve të veprave penale të një rrezikshërie shoqërore relativisht të vogël, te të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në një vit ose dënimi me gjobë, që janë kryer nën kondita të atilla lehtësuese të cilat bëjnë që ato të jenë vecanërisht të lehta. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet edhe për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi deri 3 vjet burgim nëse ato vepra penale konkretisht është paraparë mundësia e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore. Vërejtja gjyqësore shqiptohet me aktgjykim. Kundër aktgjykimit mbi shqyrtimin e vërejtjes gjyqësore mund të paraqitet ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave të KPP, shkeljes së kodit penal, vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike si dhe për shkak të mos ekzistimit të rrethanave që arsyetojnë shqiptimin e vërejtjes gjyqësore.
www.valonhasani.do.am
-20-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Përbërja e gjykatës për të mitur – në procedurë për të mitur në gjykatë të shkallës së parë edhe të shkallës së dytë, përveç në Gjykatë supreme të Kosovës trupi gjykues përbëhet prej një gjyqtari për të mitur dhe dy gjyqtarëve laik. Gjyqtari për të mitur është kryetari i trupit gjykues. Kompetenca e gjykatës për të mitur –Për zhvillimin e procedurës penale për të mitur përparësi i jepet vendbanimit të të miturit (forum domicili), e kur i mituri nuk ka vendbanim, ose ai nuk dihet atëherë gjykata e vendqëndrimit të tij.
Procedurat e veçanta – rregullojnë zgjidhjen e lëndëve procedurale të posaçme dhe plotësuese, pas përfundimit të veprimtarisë sipas lëndës procedurale themelore ose gjatë rrjedhës së asaj veprimtarie. Si procedura të veçanta konsiderohen: a) Procedura për aplikimin e masave për trajtim të detyrueshëm, për konfiskim të dobisë pasurore, për revokimin e dënimit alternativ b) Procedura për marrjen e vendimit për shlyerjen e dënimit nga evidenca c) Procedura për dhënien e ndihmës ndërkombëtare juridiko-penale dhe ekzekutimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në çështjet penale d) Procedura për dorëzimin e të pandehurve dhe të dëmtuarve e) Procedura për kompensim të dëmit, për rehabilitim dhe realizimin e të drejtave të tjera të personave të dënuar ose arrestuar pa arsye si dhe f) Procedura për letër reshtim dhe shpallje.
www.valonhasani.do.am
-21-